Bastet serish Spanja
Ka mjaftuar një fitore me dy gola edhe pse jo e shkëlqyer, që kampionët në fuqi të Europës të cilësohen sërish si favoritë për të ngritur kupën Henri Delone. Spanja ka bindur kompanitë e basteve, madje jo njërën, por që të gjitha, me ndonjë përjashtim të rrallë.
Pjesa më e madhe e kompanive japin kuotat 2.70 deri në 2.80 për spanjollët ndërsa për Gjermaninë kuota është pak më e lartë, duke iu afruar 2.90-ës.
Një përjashtim është kompania austriake, Interveten, e cila i jep të dyja skuadrat në kuota të barabarta, nga 2.70, ndërsa Portugalia mbetet në largësi si pretendenti i tretë për të fituar titullin kontinental.
Në nisje të turneut, Spanja dhe Gjermania jepeshin krah për krah, pra me shanse të barabarta për fitoren, ndërsa në përfundim të ndeshjeve në grupe, gjermanët morën supremacinë duke arritur kuotën 2.80, ndërsa Spanja ishte tek 3.10. Maksimumi i diferencës u arrit kur skuadra e Joakim Lëvit mposhti 4-2 Greqinë dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Euro 2012-ës, ndërsa iberikët ende nuk e kishin luajtur ndeshjen e tyre çerekfinale ndaj Francës. Në atë moment, Gjermania kuotohej 2.80, ndërsa Spanja në 3.60.
Por, Franca u hodh tej pa shumë probleme dhe kjo duket ka bërë përshtypje tek specialistët e basteve që edhe një herë thonë Spanja. Nuk ka ndodhur shpesh në kampionatet europiane që pretendentët të kenë qenë kaq pranë dhe të kenë ndërruar vendet disa herë.