Skenat tona te mbushura me klishe
Ne skenen teatrore shqiptare regjisori Bekim Lumi sheh mungese kreativiteti guximi dhe konkurrence. Ne nje ambient te tille lulezon mediokriteti. Lumi sjell sonte ne teater iftin Martin te Joneskos
Me nje tekst dramaturgjik 3 faqe shkeputur nga antikomedia Kengetarja Tullace e Joneskos regjisori Bekim Lumi realizon nje shfaqje 60 minuta. Quhet ifti Martin shfaqet sonte ora 19.00 ne sallen Kadri Roshi te Teatrit Kombetar Tirane.
Zoti dhe Zonja Martin ne role Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska jetojne bashke ndajne nje shtrat kane nje vajze 2-vjecare por cuditerisht nuk e njohin njeri-tjetrin.
Lumi e ka fjalen per shkelqimin dhe harmonine e genjeshtert. Dy aktoret te cilet regjisori i vlereson shume u jepet rasti te shfaqin edhe aftesi ne fushen e kenges vallezimit te plastikes se trupit.
Harmonist i shfaqjes eshte Agon Xharra. Skenografia eshte realizuar nga Mentor Berisha. Kostumet nga Samka Ferri. Me regjisorin Bekim Lumi flasim me gjate per teatrin sot ne Shqiperi dhe Kosove.
Bekim ju thoni ifti Martin del kunder klisheve te krijuara per teatrin absurd. Si eshte e mundur kjo kur pjeseza i perket repertorit dhe autorit kryesor te absurdit ne teater
I referohem poetikes se viteve 1970-90 te trajtimit te teksteve te teatrit absurd duke perfshire tekstet e Joneskos Beketit Hrabalit Adamovit dhe Kamyse. Kur flitet per teatrin absurd ekziston menyra klisheja formati fytyra permes se ciles jane trajtuar tekstet e kesaj natyre. Kjo ka bere qe teatri absurd te konvencionalizohet te krijoje klishete e veta dhe ne baze te ketyre mostrave te trajtohet nga individualitete regjisoriale.
Vete fakti qe kam perzgjedhur nje sekuence prej tri faqesh do te thote qe kam shperfillur rendin e deritashem te trajtimit te teatrit absurd. Dhe se dyti me qasjen poetike regjisoriale te interpretimit te tekstit ku me teper sesa situatat ne dukje absurde te ciftit une kam gjetur ndodhi dhe kam shpikur aventura ne te cilat kalon ky cift.
Kam marre madje dhe histori nga jeta e prinderve te mi ne nje situate lufte. Mezi iu kane shpetuar plumbave dhe gjithe cfare kane marre me vete ishin dy valixhe ku kishin futur dokumentacionin e shtepise disa fotografi qe kane mbetur kujtimi i vetem nga familja jone nga ditet e luftes.
Keto dy valixhe jane dy rekuizat e vetme te shfaqjes. Dua te them se mundesite per trajtimin e teksteve te teatrit absurd jane te pakufishme. Gjithe puna eshte nese regjisoret jane ne gjendje te braktisin steriotipet klishete.
Kolegu juaj Fatos Berisha gjate vizites ne Teatrin Kombetar tha nder te tjera se teatri i Kosoves vuan nga buxheti i ulet pagat e uleta repertori i varfer. Ju ndani te njejtat shqetesime
Per mua eshte ceshtja e fizionomise se nje Teatri Kombetar e vlerave dhe standardeve qe zbatojne keto teatro ne trajtimin e teksteve dramaturgjike kombetare. Jane krijuar keqkuptime ne raport me keto tekste te cilat shpeshhere lene per te deshiruar.
Ana tjeter e ketij problemi eshte mungesa e kapacitete regjisoriale mungesa qe fshihen pas maskes nacionale. Dhe kjo nuk ndodh vetem me teatrot tane. Ndodh pergjithesisht me teatrot nacionale te Ballkanit per shkaqe politike dhe historike.
Po buxhetet e vogla si ndikojne
Si nje teater i mbeshtetur materialisht nga shteti eshte nen presionin e burokracise politike te Ministrise se Kultures dhe te organizmave te tjera financiare. Buxheti eshte krejtesisht simbolik. Me te nuk mund te pretendosh qe te realizosh vlera te jashtezakonshme dhe te prezantohesh me dinjitet ne teatrot nderkombetare. Aspekti tjeter problematik eshte menyra e organizimit te Teatrit Kombetare dhe teatrove shteterore.
Keto duke pasur pas vetes nje bagazh historik te ndertuar me fizionomine e teatrit te pasluftes vazhdojne te krijojne nje repertor me shfaqje te cilat me ngjajne me hot dog-un ose hamburger-in shfaqje qe behen sa per te ngopur barkun dhe jo per te shijuar dicka nga vlerat e verteta me te cilat identifikohet teatri ne bote.
Sigurisht qe vlera te diskutueshme te dyshimta ka edhe ne skenen teatrore evropiane por krahas tyre ekzistojne teatro te tjera te cilat ne perputhje me dinamiken dhe shpirtin e njeriut te shek. XXI krijojne nje teater me te cliret me alternativ jashte klisheve. Me keto te fundit eshte e mbushur skena teatrore ne Kosove dhe Shqiperi.
Ne kete kontekst faji nuk i perket as politikes as ministrive te kultures te cilat nuk japin me shume buxhet. Faji eshte i vete artisteve ne Kosove dhe Shqiperi te cilet nuk e bejne dot kapercimin kreativ kualitativ dhe nuk perqafojne ato vlera me te cilat identifikohet krijimtaria regjisoriale ne bote.
fare ka shkaktuar ky moskomunikim me boten e teatrit pertej nesh
Natyrisht mungesa e ballafaqimit krijon infarkt kardiak dhe kjo verehet ne repertorin e teatrove tona. Keto teatro levizin brenda nje qarku shume te ngushte i cili iu krijon regjisoreve iluzionin e genjeshtert sikur te kene bere mrekulli me shfaqjet e tyre. Mungesa e ballafaqimit vjen nga mungesa e guximit te krijuesve shqiptare per te krijuar vlera qe mund te perfaqesohen ne festivale nderkombetare.
Vazhdojme te krijojme vlera te perfillshme vetem per ambientin provincial shqiptar te rrokshme vetem per vemendjen pasionet apo deshirat e spektatorit tone. Nje shfaqje nuk ndertohet vetem per nje audience te kufizuar.
Ju drejtoni nje teater eksperimental. Na thoni dicka mbi kete pervoje.
Ne shtator 2010 kam krijuar teatrin laborator Loja nje teater me karakter eksperimental dhe kam punuar 1 vit pa asnje mbeshtetje dhe subvencionim nga ana e shtetit.
E kemi mbajtur ne kembe me donacione te pakta qe kam gjetur nga disa organizata joqeveritare. Me ato pak para kam ndertuar nje performance alternative ne Muzeun Etnologjik te Kosoves quhet Kemisha e Gjakut dhe eshte ndertuar mbi motivet e tri tragjedive te Shekspirit Hamleti Makbethi Rikardi III dhe mbi motivet e Kanunit te Leke Dukagjinit.
Nuk me ka penguar ne kete nisme as mungesa e buxhetit as mungesa e mbeshtetjes institucionale. Thjesht i kam vene vetes qellimin per te realizuar nje shfaqje qe do te permbushte shijet dhe standardet e mia regjisoriale. Sic e thashe aspekti material nuk eshte i vetmi prapa te cilit fshihen artiste te caktuar ose justifikohen per mossuksesin e tyre.