Skënder Sherifi publikon librin “Trios së përjetshme”
Performanca artistike e aktorëve, muzikantëve dhe njerëzve të letrave në interpretimin e poezive si dhe tingujt e violinës së muzikantit të njohur Fatos Qerimi realizuan promovimin e “Trios së përjetshme” ose vëllimit më të ri poetik të shkrimtarit frankofon Skënder Sherifi. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në sallën e madhe rizgjuar një mjedis sa letrar aq edhe muzikor për dashamirësit e poezisë. “Le trio Enternel” botimi më i ri i autorit bohem me banim në Belgjikë dhe origjinë nga Tropoja vjen si vajtuara më e re në botën e ëndrrave dashurore gërshetuar me dromcat folklorike të eposit të kreshnikëve. Ka botuar në Paris dy vëllime me poezi “ Diku, dikush” dhe “ Oksigjeni”. Përveç këtyre librave ka përkthyer në frëngjishte një antologji të poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufijve, të titulluar “dega e pilluar”, (1979). Libri e poezi “Ora e meteorëve” është libri i tij i parë i botuar në Shqipëri, një botim i cili përfshin përzgjedhje prej librave të botuara më parë, duke prezantuar një pjesë nga veprat poetike të këtij poeti. Botimi “Love” i poetit Skënder Sherifi, renditet ndër dhjetë botimet më të mira në gjuhën frënge për vitin 2008.
8 Prill 2010