E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu – Vllaznia, pragndeshjaVllaznia në transfertë është ekipi më i dobët: 5 ndeshje, 5 humbje

Rrjetet sociale:

Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen midis tyre në javën e 10-të Kategorisë Superiore. Skënderbeu, vendi i 8-të  (10 pikë) vjen në përballjen me shkodranët pas një humbjeje 2-0 me Teutën në Durrës, dhe një hap fals mund të rezultonte fatale për “ujqërit e dëborës”. Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, në prag të transfertës me Vllazninë  tha se lojtarët e tij duhet të japin maksimumin për ta fituar patjetër ndeshjen me Vllazninë. “Nuk e kemi luksin e një ekipi që duhet të tolerojmë në ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë. Kjo do të thotë që në këtë ndeshje do të pranoj si rezultat vetëm fitoren”. Pas fitores 2-0 të Gramozit me Teutën, Vllaznia tashmë sërish renditet e fundit me vetëm 7 pikë. Trajneri Roland Luçi është përpara një misioni të vështirë në Korçë, pasi hijet e sezonit 1961-1962 kur Vllaznia përjetoi për herë të parë “ferrin” e kategorisë inferiore (atëhere të dytë) duket se kanë marrë ngjyrë të fortë. Vllaznia në transfertë është ekipi më i dobët: 5 ndeshje, 5 humbje.

SKËNDERBEU
Ndeshjet brenda: 5 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje

VLLAZNIA
Ndeshjet jashtë: 5 ndeshje; 0 fitore, 0 barazim, 5 humbje.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10

07.11.2009
13:30 Apolonia-Kastrioti 2-3
Shënues Sead Hadjibulic 28’, Albert Kaçi 56’/Orjand Abazaj 42’,

Turdiu 63’, Robert Grizha 90’+1

14:00 Gramozi-Teuta 2-0
Shënues: Armando Sadiku 17’, 25’

14:00 Tirana-Shkumbini 2-0
Shënues: Jetmir Sefa 52’, 57’
08.11.2009
13:00 Flamurtari-Laçi
14:00 Skënderbeu-Vllaznia

09.11.2009
13:30 Besa-Dinamo

RENDITJA, JAVA 10
 
1     Dinamo        9    23
2     Besa            9    18
3     Apolonia        10    17
4     Tirana        10    17
5     Teuta        10    15
6     Kastrioti        10    15
7     Shkumbini        10    11
8     Skënderbeu    9    10
9     Gramozi        10    10
10     Laçi            9    8
11     Flamurtari    9    8
12     Vllaznia        9    7

Numri i klikimeve - 294
  E Shtune, 07 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›