Lucio: Do të luaj ndaj Bayernit

Mbrojtësi i Interit, Lucio është lënë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë, por ka këmbëngulur se rikthimi i tij do të ndodhë pikërisht ndaj Bayernit në supersfidën e të mërkurës së ardhshme.
“A do të jem i gatshëm ndaj Cagliarit? Nuk e di, por jam i kënaqur që do të kthehem në stërvitje për të qenë në gatishmëri të trajnerit”.
“Ndeshja ndaj Bayernit është shumë e rëndësishme, ne nuk duhet të rrezikojmë. Natyrisht unë do të luaj ndaj Bayernit”, deklaroi Lucio.