Zanetti mbron Gattuson

Legjenda e Interit, rivalit të përbetuar të Milanit, Javier Zanetti, ka mbrojtur Gennaro Gattuson pas incidentit të shkaktuar nga ky i fundit kur u kacafyt me zëvëndëstrajnerin e Tottenhamit, Joe Jordan.
“Unë e pash se ai ishte i irrituar, por këto gjëra ndodhin në çdo ndeshje të tensionuar. Pos të tjerash, Rino menjëherë kërkoi falje, kështu që nuk mendoj se duhet të akuzohet aq shumë”, theksoi Zanetti për La Gazzetta dello Sport.
Gennaro Gattuso pritet që të dënohet nga UEFA me së paku një ndeshje moslojë e deri në pezullimin nga tre ndeshje.