E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim pa gola i Liverpoolit

Liverpooli nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim pa gola ndaj Sparta Pragës në transfertë, ndërsa kështu përfundoi dhe sfida kryesore e 1/16-ës së finales në Europa League, Napoli-Villarreal.

Liverpooli ndaj Spartës pothuajse nuk bëri asgjë, pasi vendasit nga Çekia ishin shumë, shumë më të rrezikshëm në të gjitha aspektet. Sidoqoftë, ndeshja përfundoi me barazim pa gola, ndërsa verdikti përfundimtar pritet të mirret në Anfield.

Në takimin që u mendua të ishte më atraktiv i kësaj xhiroje në Europa League, mes Napolit dhe Villarrealit në San Paolo, në fakt nuk kemi parë asgjë, ndërsa ndeshja kthyese në El Madrigal pritet që të vendosë të kualifikuarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›