E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu U-19, kampion për herë të parë në histori

Korçarët thuajse e kanë siguruar kreun, teksa janë të shkëputur nga Vlora e vendit të dytë

Asnjëherë më parë, gjatë gjithë historisë së kampionateve të moshave për të rinj, Skënderbeu i Korçës nuk është shpallur kampion. Pavarësisht se skuadra korçare ka luajtur në kategorinë e parë, titulli kampion kak vlerat e veta. Vite më parë, në strukturën e FSHF së nuk ka pasur superligë, por vetëm një kategori, ndërkohë që këtë sezon Skënderbeu po shpallet kampion në kategorinë e parë.

Skënderbeu U-19 e meritonte diçka të tillë, pasi ka kryesuar qysh në javën e parë dhe deri në javën e fundit, një rast i rrallë me ekipet e moshave në qytetin juglindor.

Skënderbeu U-19 drejtohet nga trajnerët Dion Kushe dhe Arben Baçe, ndërsa prej 6 vitesh kjo skuadër ka edhe një donator të fuqishëm që investon për këtë ekip, Petrika Balliun. Një javë përpara përfundimit, korçarët janë të shkëputur nga vendi i dytë, që mbahet nga Vlora. Kujtojmë që sezonin e kaluar ky Skënderbeu ka luajtur në superiore, duke përfaqësuar ekipin e paratërinjve.

Të njëjtët futbollistë nën drejtimin e trajnerit Dion Kushe, tashmë janë te ekipi i të rinjve dhe më shumë se 90% këtyre futbollistëve do të vazhdojë të luajë për U-19. “Jam tepër i kënaqur për faktin se jemi kampionët e U-19-ës. Eshtë diçka që nuk ishte arritur kurrë më parë në qytetin juglindor dhe kjo më gëzon dyfish.

Është një punë e gjatë disavjeçare, frytet e së cilës po i marrim këtë vit. Mendoj se sezonin e ardhshëm keni për të parë një Skënderbe edhe më të fortë, pavarësisht se do të luajmë në superliore. Gjej rastin të falënderoj të gjithë lojtarët, në veçanti donatorin e ekipit, Petrika Balliu, që na ka qëndruar pranë në çdo moment.

Po ashtu, edhe sekretarin i klubit, Gjergji Raidhi, i cili ka qënë një pikë tjetër e fortë jona. Futbollistët e ekipit të të rinjve që drejtoj kanë një grup të shkëlqyer dhe e them me bindje se janë një ardhme e sigurt e Korçës. I kemi fituar të gjitha ndeshjet në fushën tonë dhe kemi humbur vetëm 5 takime gjithsej, por dy prej tyre në tavolinë.

Jam shumë i lumtur si trajner i këtij ekipi dhe i uroj suksese të mëtejshme këtij grupi, që edhe vitin tjetër në superligë do të jenë bashkë për të pretenduar pse jo edhe atje kreun,” përfundon trajneri i të rinjve të Skënderbeut, Dion Kushe.

Bilishti për të rinj, vendi i 5 të objektiv i arritshëm

Bilisht Sporti për të rinj asnjëherë nuk e ka parë veten në vendin e 5 të të superiores, aq më tepër që kjo skuadër ka vetëm dy sezone që përfaqësohet me sukses mes skuadrave më të mira. Me 35 pikë deri tani skuadra e drejtuar nga trajneri Kosta Skoti ka objektiv të ruajë pozicionin e vet.

S’duhet harruar se shumë prej futbollistëve 19-vjeçarë luajnë me ekipin e të rriturve. Bilisht Sporti ka edhe tri ndeshje për të luajtur deri në fundin e këtij sezoni (njëra e prapambetur). Në dy takime në transfertë dhe një në shtëpi bilishtarët pretendojnë të marrin 6 pikë dhe të ruajnë vendin e 5 të.

“Jemi tri ndeshje përpara përfundimit të këtij sezoni dhe unë së bashku me stafin tim kishim menduar që këtë sezon ta mbyllin në vendin e 2 të, por kjo nuk u arrit për disa arsye. Pjesa më e madhe e futbollistëve të ekipit të të rinjve tashmë është pjesë e të rriturve.

Kjo ka ndikuar edhe në rënien në rezultate, pasi në fazën e parë ndodheshim në treshen e parë, ndërkohë që më vonë pësuam atë zbritje në tabelën e klasifikimit. Deri në fund ne mendojmë që të renditemi në vendin e 5 të, që është objektivi ynë final.

Për Bilisht Sportin ky ka qenë një sezon vërtet i suksesshëm. Të rinjtë e Bilishtit me të ardhme dhe këtë e kanë treguar dhe sa herë që kanë luajtur dhe kanë përfaqësuar ekipin e të rriturve,” përfundon fjalën e tij trajneri i të rinjve të Bilisht Sportit, Kosta Skoti.

Rezi shpëton Shkëndijën nga humbja

Shkëndija D. – Partizani 1 1

Shkëndija D.: Pëllumbi, Baba, Hoxha, Gashi, Xhixha, Hodo, Muho, Demalia, Lusha, Shkupi, Rezi (u aktivizuan: Lëngu, Boriçi). Trajner: A.Kërçova
Partizani: Gjonikaj, Thaçi, Çema, Agalliu, Zyba, Tirana, Cane, Bliu, Vatnika, Llagami, Nuri (u aktivizua: Zhezha). Trajner: G.Tomori
Shënues: Vatnika 20′, Rezi 60′
Karton i verdhë: Hodo

Shkëndija e Durrësit ka barazuar 1 1 me Partizanin në një ndeshje të vështirë dhe mjaft luftarake. Pjesa e parë ka filluar e barabartë dhe loja është zhvilluar kryesisht në mesfushë, por Partizani është treguar më i saktë në të 20-ën minutë, teksa në një aksion të rrjedhshëm Vatnika ka kaluar miqtë në avantazh.

Pas golit, Shkëndija ka reaguar, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht se rastet nuk kanë mnuguar. Në pjesën e dytë Partizani ka luajtur me kujdes në mbrojtje të rezultatit, ndërkohë që Shkëndija është hedhur totalisht në sulm.

Barazimi erdhi nga këmbët e Rezit, golashënuesit të zakonshëm i Shkëndijës. Pas golit të barazimit Shkëndija ka kërkuar edhe golin e fitores, ndërsa Partizani ka tentuar të rrezikojë me kundërsulme, por pa sukses. Në këtë mënyrë rezultati ka mbetur i pandryshuar dhe të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në Durrës.

U-17

Luftëtari, fitore të vështirë me Tomorin

Luftëtari – Tomori 3-2

Luftëtari: Bano, Llaka, Vishe, Skënduli, Shosha, Kazma, Bella, Biraçi, Shupuli (Peci 56′), Shehu, Lena (Gaba 61′). Trajner: A.Çulli.
Tomori: Ikonomi, Bardhi, Baba (Ismaili 64′), Jazexhiu, Qytyku, Brami (Ajdinaj 60′), E.Molla, A.Baba, Xh.Molla, Muça, Myzysi. Trajner: B.Fatia.
Shënues: Kazma 28′, Molla 42′ (aut), Shehu 77′, Jazexhiu 20′, 45′ Gjyqtarë: E.Hala, A.Dashi, B.Nurçellari (Memaliaj)

Më së fundi, edhe “vogëlushët” e Luftëtarit zhvilluan një ndeshje luksi, teksa pritën Tomorin në stadiumin “Gjirokastra” në një ndeshje tërheqëse, me raste të humbura nga të dyja palët, sikundër është tradita. Të parët kaluan në avantazh beratasit, por barazuan gjirokastritët për të mbyllur pjesën e parë 1 1.

Në fillim të së dytës shënuan vendasit, të ndihmuar nga vetë beratasit, e më pas barazojnë udhëtuesit, pra 2 2. Por, afër fundit, Shehu firmosi fitoren 3 2, teksa dy autorët e golave për Luftëtarin u ndëshkuan me karton të verdhë. Dy golat e Tomorit u realizuan nga Jazexhiu.

E.Molla është lojtari beratas që shënoi në portën e tij, duke ndihmuar kësisoj vendësit në fitoren e ngushtë, por të merituar.
Shënim: U 19 vjeçarët e Tomorit nuk u paraqitën.

1 gol në çdo pjesë, fiton pastër Ada

Vlora – Ada 0-2

Vlora: Myrtaj, Haxhiraj, Bani, Dervishaj (Çobaj 52′), Velaj, Kapaj, Aliaj, Hoxha (Livanaj 47′), Nuredini, Shalsanji (Abazaj 46′). Trajner: C.Hameti.
Ada: Ukaj, Hoxha (Danaj 48′), Gorishti, Rotaj, Fratia, Isufi, Bala (Salihi 60′), Krimi, Kraja, Ramadani, Figuria. Trajner. S.Bizi
Shënues: Isufi 25′, Salihi 65′
Gjyqtarë: M.Qose, E.Guçe, R.Zeneli (Lushnjë)

Takimi i zhvilluar në fushën e re stërvitore midis ekipit Vlorës dhe Adës së Velipojës ka përfunduar me fitoren e miqve. Skuadra e Adës do ta tregonte se kishte ardhur për një rezultat pozitiv, ku qysh në minuatat e para do të krijonte shumë raste për gol.

Ndërsa ekipi i Vlorës me lojtarë më të rinj, por të talentuar, pavarësisht rasteve të shumta për të shënuar, është treguar i paqartë në finalizim. Do të vinte minuta e 25-të e lojës që mesfushori i Adës, Isufi, me një gjuajtje jashtë zone të zhbllokonte rezultatin në favor të skuadrës së tij.

Në fraksionin e dytë ekipi i Vlorës përpiqet shumë për të gjetur golin e barazimit, por përsëri shënojnë miqtë. Salihi, i sapofutur në lojë në minutën e 65-të, dyfishon rezultatin në favor të ekipi të Adës. Ndërsa i gjithë takimi do të përfundonte me fitoren e Adës me rezulatin 0-2.

U-19

Dopieta e Cerovës, Vlora 3 pika të arta

Vlora – Besëlidhja 2-0

Vlora: Hasani, Gjika, Hodaj, Xholi, Hoxha (Lukaj 46′), Dalipaj, Bacaj, Kaçani, Hysa, Cerova, Dulaj (Ibraj 46′). Trajner: G.Mezani
Besëlidhja: Jahu, Preçi, Marku, Maneshbedaj, Xh.Pietri, K.Pietri, Negaj, Ujka, Lekaj, Marku, Dushkaj (Kola 57′). Trajner. R.Kulli
Shënues: Cerova 53′, 65′
Gjyqtarë: S.Greca, E.Guçe, R.Zeneli (Lushnjë)

Vlonjatët e nisin me vrull ndaj Besëlidhjes, duke krijuar edhe shumë raste, ku Dulaj, Bacaj dhe Dalipaj i afrohen disa herë golit, por portieri i Besëlidhjes është shumë pozicional. Miqtë nga Lezha përpiqen të dalin nga mbrojta me anë të kundërsulmeve të shpejta me sulmuesit Lekaj dhe Dushkaj.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave, goli nuk vjen. Pjesa e dytë is me gol për për djemtë e trajnerit Genti Mezani. Cerova, pas vetëm 3 minutave lojë, lëshon një “predhë” nga një distancë prej 25 metarsh, që përfundon në rrjetë. Portieri i Besëlidhjes nuk mund ta ndalë këtë gjuajtje.

Pas këtij goli, vlonjatët marrin më shumë zemër. Cerova, autori i golit të parë, bëhet sërish protagonist në minutën e 65-të. Pasi driblon brenda zonës një mbrojtës dhe portierin mik, e dërgon sërish topin në rrjetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›