E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-luftëtari i UÇK dyshohet se ka hedhur të birin nga kati i 7

FERIZAJ – Ish-luftëtari i UÇK-së, 37-vjeçari Sh,T., dyshohet se ka vrarë të birin e tij 14-vjeçar, S.T., duke e hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, i cili ka thënë se viktima S.T., i moshës 14-vjeçare ka vdekur pasi është hedhur nga kati i shtatë i ndërtesës.

“I ati i viktimës ka pranuar se e kishte lidhur dhe e kishte torturuar të birin e tij, por sipas tij djali ka kërcyer vet nga ndërtesa”, - tha Gashi.

Sipas tij, policia është duke kryer hetimet lidhur me këtë rast.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›