Vrasjet brenda familjes, Klerikët: Në rrezik institucioni i familjes
TIRANE - Vrasjet makabre brenda familjes, ndodhur ditët e fundit ku burrat kanë masakruar gratë e tyre nën petkun e xhelozisë, dhe kanë tronditur mbarë opinionin publik dhe atë fetar në Shqipëri.
Përfaqësues të besimit islam dhe atij ortodoks kanë dënuar ashpër ngjarje të tilla të cilat sipas tyre, përbëjnë krimin më të rëndë si para ligjit dhe para Zotit.
“Një fenomen i tillë ndiqet me shumë dhimbje dhe realisht na ka vendosur dhe ne në pozita të vështira. Nuk mjafton të themi që ka probleme, problemet janë dhe janë shtuar dhe këto janë tregues. Nga krahu tjetër Zoti vazhdimisht na këshillon dhe na nxit që të tregohemi të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që janë në nevojë, njerëzit që janë të dobët.”- shprehet Hirësi Andoni, Peshkop në Kishën Ortodokse.
“Të ishte një rast spontan do të thoshim që mjafton me kaq dhe kurrë mos ndodhtë më. Por kur ajo ndodh kaq shpesh dhe në mënyrë kaq mizore dhe makabre, nganjëherë dhe në mënyrë kaq të qetë e kaq të paramenduar nga këta njerëz, kjo pastaj kthehet në dramë dhe familja është në një rrezik të madh. Islami thotë, më i miri besimtar është ai që është më i miri për familjen e tij. Dhe e kundërta e kësaj, njeriu më i keq është njeriu më i keq për familjen e tij. Mallkimi i Zotit dhe i shoqërisë bashkë me të, është mbi këtë person.”- deklaroi Elvis Naci drejtor i mesazhit islam KMSH.
Klerikët thonë se ngjarje të tilla janë rezultat i problematikave komplekse të sotme, apo të trashëguara ende të pazgjidhura, ndërsa u kanë bërë lutje besimtarëve për më shumë qetësi, maturi dhe vetëpërmbajtje.
“Krimi është krim, por është akoma më i rëndë kur bëhet brenda familjes. Për këtë arsye çdo njeri duhet t’i bëjë një thirrje vetes, të vendosi kamerat e brendshme të tij, të moralshme të ndërgjegjes, që jo t’i shkojë mendja për gjëra të tilla, por mendja të jetë e qetë, shpirti i qetë, zemra e qetë, ndërgjegjia e qetë dhe nëse nuk ka mundësi tu bëjë mirë njerëzve, të paktën të mos u bëjë dëm.”-u shpreh Naci.
“Njerëzit kanë kaluar situata shumë herë më të vështira, edhe ekonomike, edhe sociale, megjithatë kanë gjetur forcë. Forca është pikërisht tek shpresa që duhet të gjejmë brenda vetes tonë për vlerën e jetës, e cila në vetvete rigjeneron shpresën. Por nga krahu tjetër është një thirrje për të gjithë shoqërinë shqiptare të mendojmë, të reflektojmë si shoqëri tashmë, të gjithë. ”- u shpreh Hirësi Andoni.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vrasjet brenda familjes, Klerikët: Në rrezik institucioni i familjes