Skenderbeu dhe mjerimi i atyre qe e sulmojne
Familjet e mëdha fisnike shqiptare zënë fill herët në Mesjetë me principatat arbërore, për të kulmuar me familjen e Kastriotëve dhe Skënderbeun, dhe pas tij ato ripozicionohen sipas rrjedhave historike, në të cilat përfshihet faktori shqiptar.
Jam i bindur që e gjithë fisnikëria historike, si dhe ato familje që iu bashkëngjitën asaj me gjeste të rralla patriotizmi, heroizmi, mençurie apo aksion politik në shërbim të lirisë kombëtare, të Pavarësisë së Kosovës dhe prosperitetit të kombit, në kohë të vjetra dhe të reja, dëshmojnë që Skënderbeu, kryefisniku është kudo, te çdo shqiptar, si ideal dhe si realitet.
Shekuj më parë, më 17 janar të vitit 1468, kryezoti i Arbërisë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ndahej nga jeta për t‘u bërë personazhi më i gjallë i gjithë historisë së shqiptarëve. Fan Noli, që dha e mori me të gjatë thuajse tërë jetës, pohoi aty nga fundi i saj: Nganjëherë pyes veten nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu?
Ai ishte realiteti, modeli dhe simboli i një kauze të shenjtë, i lirisë kundër robërisë. Ai ishte prijësi i një lufte të drejtë, heroike e mbrojtëse, si dhe burri i shtetformimit. Efektet e këtij kontributi nuk u zbehën asnjëherë. Ato ishin brumi i Rilindjes kombëtare deri në nëntorin e vitit 1912, në përpjekjen sublime për pavarësi dhe shtet shqiptar, thelbi i identitetit kombëtar dhe i vetëdijes bashkëkohore. Ideja e luftës çlirimtare me Skënderbeun, u bë realitet madhështor, e njëkohësisht trashëgimi shpirtërore me të cilën përballuam sfidat e rënda të kohërave.
Ai realizoi të parin bashkim politik dhe ushtarak të arbërve në Kuvendin e Lezhës. Aktiviteti i tij dhe rezistenca ndaj pushtuesit, e vunë atë në ballë të koalicionit antiosman. Lufta skënderbegiane buronte prej vetëdijes, se pushtimi osman do të tjetërsonte vlerat kombëtare dhe do ta shkëpuste vendin nga Evropa. Ai nuk pati parësore principatën e tij, por bashkimin e Arbërisë. Epopeja e tij është pasqyrim i dëshirave të shqiptarëve, dhe jo i interesave të tij personale. Qëndresa 25-vjeçare rrezatohet edhe në shekujt e mëvonshëm si nënvetëdije popullore, si folklor, si rrëfim i pandërprerë dhe ushqen herë pas here kryengritje të reja. Lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u frymëzua edhe nga kujtimi i heroit.
Ndokush mund të ketë xhelozi për Heroin tonë Kombëtar, për bëmat, famën, marrëdhënien që ai ndërtoi me kombin e tij dhe Evropën ushtarake e politike të kohës, duke u përpjekur sot ta ridimensionojë atë. Ai nuk iu ofrua historisë si personazh i letërsisë, por historia dhe personaliteti i tij dominues në epokën kur jetoi, të qenit mbrojtës dhe jo zaptues, të qenit konsekuent në filozofinë e lirisë, të qenit në anën e drejtë e bënë atë lëndë për qindra e mijëra libra që u shkruan gjatë shekujve. Ndonjë mendje e robëruar, e pajisur me një guxim regresiv, përpiqet sot të tjetërsojë rolin e Skënderbeut në historinë tonë, apo në historinë e qytetërimit evropian. Kjo është një përpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione, ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin përballë fakteve. Interpretimi kërkon moralitet të lartë dhe profesionalizëm.
Dokumentet arkivore, vlerësimet e bashkëkohësve si papët e Romës apo familjet mbretërore me të cilat ai ishte në aleancë e bashkëpunim, ato të humanizmit dhe iluminizmit evropian, tekstet e historiografëve më në zë të kohërave janë për ne një burim i ligjshëm krenarie dhe sasi e bollshme informacioni për një histori objektive të këtij burri që u bë shpirti i historisë së mesjetës. Mjafton të kujtojmë Volterin, që nga katedrat e Parisit u kujtonte bashkëkohësve se "në qoftë se perandorët bizantinë do të kishin qenë Skënderbegë, Perandoria e Lindjes do të ishte ruajtur". Kjo për të kuptuar se sa i gjerë është areali skënderbegian. Janë të shumta përkufizimet dhe vlerësimet për Skënderbeun si strateg, si njeri i politikës dhe i diplomacisë, por ne, shqiptarët e sotëm, duhet të reflektojmë thellë, për "idealin e tij atdhetar, si një cilësi që edhe sot në kohët moderne, përcakton fizionomitë politike të burrave të shtetit".
Sot shqiptarët në të gjithë hapësirën ballkanike e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij si një model të madh integrues në familjen e popujve të Evropës së bashkuar. Falë tij historia jonë e asaj periudhe është pjesë e lavdishme e historisë së Evropës e sigurisht Skënderbeu, një personazh shumë në pah i saj.
Sot Shqipëria po anëtarësohet në NATO dhe po bën hapa domethënës drejt BE-së, akte të cilat unë i shoh të projektuara si dëshira të hershme të shqiptarëve për të jetuar në paqe, liri e siguri, brenda familjes natyrale që është Evropa, të asaj familje, mbrojtës i së cilës ishte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Brez pas brezi, dyert fisnike i gjejmë në rrugëtimin tonë nëpër histori, në kryengritjet antiosmane, në Rilindjen kombëtare, në Lidhjen e Prizrenit, në shpalljen e pavarësisë, në agun e shtetit të ri shqiptar, në Kongresin e Lushnjës dhe luftën e Vlorës, në konsolidimin e shtetit shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, në rezistencën antikomuniste, si dhe në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë demokratike.
Familjet e mëdha nuk u bënë të tilla vetëm nga rangu shoqëror që trashëguan apo pasuria, por mbi të gjitha për shërbimet që bënë ndaj vendit në momente të vështira, kur prej tyre kërkohej sakrifica. Ato i dhanë çdo gjë kombit dhe nuk pretenduan të merrnin nga ai.
I shohim pasardhësit e këtyre familjeve tek lënë shenjën e devotshmërisë ndaj atdheut dhe kombit kudo ku ata kontribuuan gjatë konsolidimit të shtetit shqiptar të para luftës. Në debatin politik, në administratë, në diplomaci e ekonomi, ushtri e arsim, duke sjellë përvojat perëndimore të vendeve ku u shkolluan.
Një fjalë e urtë shqiptare thotë se "rrufeja bie mbi lisat e gjatë", dialektika e regjimit komunist ishte konfirmim i saj.
Goditja e elitave tradicionale, politike, intelektuale, ekonomike synonte të prishte komunikimin e popullit shqiptar me pikat e referimit. Komunistëve u duhej që të shpikej "armiku i klasës apo i popullit" dhe për këtë stigmatizuan dyert e mëdha shqiptare. Si pasojë ata provuan asgjësimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e pronës, humbjen e të gjitha të drejtave, veprime këto me pasoja afatgjata të mirëmenduara.
Para se të jetë një titull hierarkik shoqëror, fisnikëria është diçka etike e brendshme, shpirtërore, që mund të ndrydhet nga rrethanat, por nuk shuhet, duke na lënë trashëgim shembuj të rrallë lirie, rezistence e morali gjatë kohës së errët të diktaturës, ndonëse paguan çmimin e gjakut.
Viti 1990 e gjeti këtë shtresë si komponentin më të vetëdijshëm që kërkonte ndryshim dhe mbështesë e patjetërsueshme në ndërtimin e demokracisë.
Gjatë tranzicionit të gjatë, duke qenë pikërisht këto familje një pjesë e rëndësishme e të persekutuarve politikë dhe ish-pronarëve, u ndeshën jo pak me iluzionin e drejtësisë në raport me të kaluarën, me iluzionin e rikthimit të pronës, me atë të përfaqësimit politik dhe të integrimit në shoqëri, duke u bërë në disa raste pre e retorikës politike.
Megjithatë, ato dëshmuan se janë në lartësinë e traditës së tyre, duke shprehur një cilësi të lartë demokratike, atë të tolerancës dhe besimit tek institucionet.
Personalisht, në cilësinë e kreut të shtetit, nuk do t‘i rresht përpjekjet që këto familje të gjejnë vetveten në shoqërinë shqiptare, sepse Shqipëria, për t‘u bërë më e mirë, si gjithmonë ka nevojë për kontributin tuaj.