Çfarë e bën Ahmadinexhadin të qeshë?
Duke shpjeguar madhësinë dhe shkallën e veprimeve të Izraelit në Gazë, disa izraelitë të spikatur kanë argumentuar se armiku i vërtetë, të cilin po e sulmojnë, nuk është Hamasi, por Irani. Historiani Michael Oren, i cili tani po shërben si zyrtar për shtyp në ushtrinë e Izraelit, ka argumentuar së bashku me Yossi Klein Halevin, se "operacioni kundër Hamasit paraqet një shans unik që t‘i jepet një goditje strategjike ekspansionizmit iranian". Logjika është se Hamasi është një klient i Iranit. Shtype fuqinë e tij ushtarake e do të dobësosh Teheranin dhe t‘ia prishësh axhendën.
Por, a është duke ndodhur kjo gjë? Së pari, Hamasi nuk është peng i Iranit. Me dekada Irani, në fakt, preferoi dhe financoi një tjetër fraksion palestinez, Xhihadin Islamik. Tash vonë, Hamasi ka marrë fonde dhe armë nga Irani, por kjo nuk do të thotë se gjithashtu merr urdhra. Provokimet e Hamasit dhe vendimi i tyre që të mos ripërtërijnë armëpushimin me siguri ndodhi pa direktiva nga Teherani. Por, ajo që është më e rëndësishme është të dihet saktësisht si e kanë dobësuar Iranin veprimet ushtarake të Izraelit? "Irani nuk ka pasuri në Gazë, apo në territoret palestineze", thotë Vali Nasr, autori i "Rilindjes së Shiitëve". "Është një keqkuptim të mendosh për fuqinë e Iranit në këtë mënyrë. Ndikimi i vërtetë i tij në botën arabe vjen nga fuqia e tij e butë, reputacioni që e ka ndërtuar si mbrojtësi i kauzës së madhe arabe të Palestinës".
Shikoni në efektet e pushtimit. Arabët e butë janë në mbrojtje. Regjimi i Hosni Mubarakut në Egjipt përbuz Hamasin, që shihet si degë e Vëllazërisë Myslimane të tyre të përzënë. Por, pasi që fajësoi islamistët në ditët e para të sulmit izraelit, Mubarak tani u është bashkuar dënimeve të Izraelit. Jordania dhe Arabia Saudite po përcjellin të njëjtën gjë. Është përsëritje e reagimeve të tyre që i bënë gjatë luftës së Izraelit me Hezbollahun në vitin 2006. Nëse arabët e butë kanë qenë të qetë, iranianët kanë folur gjithandej. Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, zhurmshëm ka denoncuar veprimet e Izraelit. Udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei ka sulmuar regjimet arabe për mospërgjigje ndaj popullit të tyre. Sot zemrat e popullit egjiptian, jordanez dhe shteteve të tjera islamike janë të pikëlluara", tha ai në një deklaratë të lëshuar më 26 dhjetor. "Tani i pyes dijetarët e botës arabe dhe kryetarët e qendrës egjiptiane Al-Azhar: a nuk është koha që të ndiejmë kërcënimin ndaj islamit dhe myslimanëve?"
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, shkoi edhe më larg. "Nuk po thërras për grusht shteti", tha ai, duke iu adresuar popullit egjiptian (dhe ushtrisë së tyre), "por shkoni flisni me udhëheqësit tuaj dhe u thoni se nuk pranoni atë që po ndodh në Gaza". Njerëz si Hosni Mubarak dhe mbreti Abdullah i Jordanisë nuk duhet të brengosen për fitimin e zgjedhjeve, ndaj ata mund të rrinë të heshtur. Nëse dëshironi të kuptoni se ku qëndron opinioni publik në rajon, dëgjoni të vetmin udhëheqës të zgjedhur demokratisht në botën arabe. Kryeministri i Irakut, aleati i ngurtë i Amerikës, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje shteteve arabe dhe myslimane që të "anulojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe të ndalin të gjitha kontaktet, publike e private, me këtë regjim vrasës, i cili vazhdon agresionin e tij të rëndë kundër civilëve paqësorë e të paarmatosur".
Udhëheqësi më i respektuar religjioz i Irakut, Ayatollah Ali Sistani, i lavdëruar nga shumë neokonservativë amerikanë, lëshoi një deklaratë javën e kaluar, ku përshkruante sulmet e Izraelit si "të liga", duke u bërë thirrje arabëve dhe myslimanëve që të "bëjnë hapa praktikë në mënyrë që të ndalet ky agresion mizor". Aksionet ushtarake të Izraelit godasin nga poshtë një baticë, e cila ka lëvizur në favor të tyre. Gjatë dy viteve të fundit, shtetet si Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania kanë arritur të kuptojnë se brenga e tyre kryesore është ngritja e Iranit dhe mbi këtë çështje ata janë aleatë në interesat dhe perspektivat e tyre me Izraelin. Me fjalë të tjera, mbi çështjen kryesore strategjike të ditës, Izraeli po shkon drejt një aleance të heshtur me shtete të moderuara arabe për herë të parë në historinë e tij. Kjo aleancë e butë është inkurajuar dhe ushqyer nga sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Kondolesa Rajs. Por, pika e dobët e kësaj është opinioni publik arab dhe Irani, që gjithmonë e ka kuptuar këtë gjë. Strategjia e Teheranit, që të dobësojë këtë aleancë, është t‘i sinjalizojë publikut arab se është mbrojtësi kryesor i kauzës palestineze, andaj nuk mund të jetë armik i popullit arab. Armik i vërtetë, u sinjalizon Teherani arabëve, janë vetë regjimet e tyre.
Përbrenda Iranit, gjithashtu, baraspesha është duke ndryshuar. Të moderuarit tani janë të heshtur. Gazetat reformiste tregojnë fotografi të foshnjave të vdekura palestineze në ballinat e tyre. "Para një muaji, debati kryesor në Teheran ishte rreth çmimeve të naftës dhe keqmenaxhimit ekonomik", thotë Nasr. "Tani është për Palestinën dhe mllefin në botën arabe. Presidenti Ahmadinexhad më shumë ka qejf ta ketë këtë muhabetin e tanishëm". Izraeli beson se mësimi i marrë nga lufta e tij me Hezbollahun në vitin 2006 ishte të përmirësojë taktikat ushtarake. Dhe forcat e tij madhështore të mbrojtjes janë adaptuar mirë. Por, duke shtypur Gazën ushtarakisht, Izraeli në fakt mund të jetë duke ua dhënë mullahëve të Iranit çështjen ideologjike mbi të cilën ata lulëzojnë. Ky mund të jetë mësimi politik i kësaj lufte.