"Rrebeli", që fshihet pas syve të qeshur
Dorian Leka është një djalë me sy të qeshur, vazhdimisht në lëvizje, që përcjellin mirësi dhe paqe. Ka ardhur për pak kohë në Tiranë, për të parë të afërmit, pasi studion për ligje në Maqedoninë fqinje dhe ne përfitojmë për të pirë një kafe me të.
Në bisedë e sipër mësojmë se është në përfundim të një vëllimi të ri me poezi (titullin nuk e ka gjetur ende), por për sa i përket përmbajtjes, mesazheve, nuancave e ndjesive që përcjellin janë thuajse të njëjta me vëllimin e parë ("Rebeli"), botuar dy vite më parë. Në kontradiktë me qeshjen e syve, poezitë e Lekës përcjellin trishtim, perspektiva të mbyllura, zhgënjime fatale, situata pa rrugëdalje e pellgje të errëta përjetimesh të dhimbshme, në të cilat autori është zhytur hershëm, duke vazhduar të marrë frymëzim. Kur e pyesim fituesin e disa çmimeve kombëtare, se cili është shkaku i gjithë këtij dëshpërimi pesimist që rebelohet në çdo poezi, përgjigjja vjen qetësisht: "Zhgënjimi në dashuri". Si shumë moshatarë të tij, nxitur nga ndjenjat e panjohura e të vrullshme, shpesh me përjetime entuziaste, por edhe me "humnera" zhgënjimesh e dështimesh, Leka iu dha dashurisë në një moshë të re. Në atë periudhë i thuri vargje zhgënjimit dhe mbresës së errët që i la. Zhgënjimi është personazhi kryesor i poezive të librit të parë, i cili shpesh shoqërohet me rebelim e zë kryengritës ndaj pabesive të një njeriu të vetëm, por edhe më gjerë, tipareve të shëmtuara, të padrejta e lënduese të një situate shoqërore që kultivon qenie të dyzuara e të detyruara për tjetërsim të jashtëm në emër të një mbijetese. Lekës, plagët e shoqërisë i dhembin sa edhe të tijat, ndaj dhe reagimi ndaj tyre i vjen nga të njëjtat thellësi të vetes, i buçet me të njëjtin zë të brendshëm klithme të dëshpëruar. Poezitë e librit të parë, "Rebeli", shkruar në moshë të hershme, janë vlerësuar me disa çmime kombëtare, si çmimi "Naim Frashëri", "Lasgush Poradeci", çmimi i dytë në rang republike për poezi etj. Kur rikthehet sot, në prag të botimit të librit të dytë, shumë gjëra do t‘i bënte ndryshe, me përjashtim të frymës që e përshkon të tërin nga fillimi deri në fund, e cila nuk do të ndryshonte. Për më tepër që edhe libri i dytë është i së njëjtës linjë rebelimi e dhimbjeje shpirtërore, vetëm se tani situatat janë më të stërholluara e mesazhet fshihen më me mjeshtëri. Por për ata që dinë të lexojnë, pikërisht kulmi i errësirës mund të jetë edhe caku final i saj ose shprehja e fundme e fuqisë supreme, e vetëdijshme për kohën që i ka mbaruar. Siç thotë edhe një shprehje, "errësira është më e thellë në çastet e para të agimit". Shpresojmë që një ndryshim i tillë t‘i ndodhë edhe autorit të talentuar e një poeti që synon ta ndjekë rrugën e poezisë shumë gjatë, duke e bërë njësh me atë të jetës. Në fund të librit të parë gjendet një poezi që megjithatë rrëfen për shpresë dhe besim, përderisa në të njihet Zoti e konsiderohet si burim dashurie dhe ai që të sjell e të merr nga kjo jetë. Në poezi shkruhet: "Më duaj Zoti im/ unë jam ky që jam/Kur të vij tek ti/mos më thuaj/ Shporru Adam". Autori e kupton që shpresa e vetme dhe ajo që do të na shpëtojë është dashuria. Me këtë besim shpresojmë që në librin e tretë, Leka t‘i këndojë asaj plot dritë e jetë. "Rebeli", një titull drithërues për autorin, në prag të formimit dhe sendërtimit të karakterit, personalitetit, por që guximtar, paçka në letargjinë e tij, për t‘u përballur me atë që ka sfiduar të urtët: jetëgjatësinë e ndjenjave të mohuara në përjetësi. Avitet në retrospektivë me statusin e të qenit ekzistent, edhe pse i duhet të thyejë barrierat e kohës dhe të ekzekutojë çdo ndjenjë në varg të shkurtër, melodioz dhe kryesisht në tetërrokësh, duke mbjellë kështu farën e respektit për dashurinë si hov fëminor, si e shkuar e përjetshme, si aventurë njëstinëshe, por e vetmja katalizë për cilësinë e udhëkryqit të jetës në ardhmëri. Janë sekondat e momenteve që në himnizim nga autori mijëzohen për të ndërtuar antitezat e fuqishme dedikuar dashurisë dhe enigmave gjigante të kohës, epitetet dhe kompozitat, që jo pak çiftohen për t‘u frymëzuar në neologjizma. Pasi zhvishet trimërisht nga brengat, dështimet, pafuqishmëritë, dehjet, aludimet etj., ilustruar këto në vargje, tenton të këshillojë, paralajmërojë, udhëzojë, qoftë dhe diku me vetëmohim, për zgjimin e brezave dhe potencialin e të zgjuarve për vetëdijësim. "Sikur", "Pse", "Ekzam" dhe një mori titujsh që, edhe pa u kredhur në vargje, e njohin lexuesin me fenomenin e njohur të lindjes-zhvillimit-vdekjes, pra me larminë e përjetimeve dhe faktin relevant nga autori për të qenë ekzistent! Ka fituar çmim të parë tek "Oda poetike Pogradec-Ohër-Strugë" 2007.