Republike e ndergjegjes apo mbreteri e shurdh-verberise
lrmNe 50 vite diktature komuniste te gjitha pushtetet politike institucionale dhe individuale i kishte zaptuar Partia e Punes me Byrone Politike. Ne keto 20 vite protodemokraci lengaraqe dhe rropatje neper tranzicion serish partite e shumta politike me lsquoudheheqesite e tyre edhe kur e lsquocliruan Shqiperine nga diktatura nuk ia dorezuan pushtetet qe u takonin qytetareve. Liria madje u interpretua si nje atribut intelektual qe e kane udheheqesit e ndricuar atje lart ndersa qytetaret poshte mund ta perdorin lirine vetem si nje loder neper rruge kafene apo shtepi nepermjet se ciles mund te lsquofryjne e shfryjne cdo pasion te mundshem duke share e levduar ke te duan e mund te ankohen pa pushim ku e si te duan. Thelbi qendron ne faktin se askush nuk i degjon. Tirania e shperfilljes bashkeshoqerohet me qytetarin ankimues qe e ka humbur rrugen duke kerkuar me ngulm ne adrese te gabuar lirine. Fjala ka humbur peshen ngase lsquoUdheheqesite Politike nuk ua dorezuan qytetareve kete pushtet edhe pse thuhet pa pushim se Shqiperia eshte nje vend demokratik qe me merite eshte anetaresuar ne NATO. Shurdheria e tyre ndaj qytetareve eshte riprodhuar si model edhe nga qytetaret te cilet gjithashtu kane humbur shpresat e kane mbyllur veshet ndaj Politikaneve plotesisht ne kundershti me interesat e tyre. Politikanet atehere me ngazellim jane vetekurorezuar mbreter ne mbreterine e shurdheve ku te gjithe flasin e askush nuk degjon. Te zhveshur nga pushteti i fjales qytetaret kane mbetur vetem me pushtetin e veprimit. Nderkohe lsquoUdheheqesite politike qe kane instrumente dhe pushtete te pafundme megjithate vuajne pasojat e shurdherise ndaj zhyten ne konflikte te pareshtura te mbizoteruara nga arsyeja e me te fortit mosbesimi dhe sigurisht lsquokapsulimi ndaj qytetarit. Ne kete menyre udheheqesite te cilat me kujdes jane kapsuluar ndaj qytetarit dhe nuk e lejojne kete te fundit te marre pjese ne punet e politikes vetegjymtojne mundesite dhe hapesirat qe kane duke synuar me cdo kusht keqperdorimin e veprimit qytetar ne po ate mase tragjike te arbitrariteti me te cilin perdorin lsquoPushtetet e Shtetit. Dhe ja ku mberrijme ne kete pike kur qytetari zhvishet edhe nga pushteti i veprimit. Udheheqesite vetemandatohen sipas rastit duke bere 20 vite rresht baterdi elektorale pra duke ia asgjesuar qytetarit mundesine e veprimit nepermjet dhenies se votes se besimit. Sikunder fjala bie ne vesh te shurdher vota bie ne kuti te rrejshme. Me keq akoma behet puna kur sjellim ne vemendje te vertetat e dhimbshme se gjithsesi me vota nuk behen zgjedhje. Votat jane procedura e fundit e qytetarit shurdh ankimues dhe shpresehumbur qe perfton produktin e fundit pas nje lsquokoncerti virtuoz politik te ekzekutuar zhurmshem dhe paradoksalisht me luks e fatura marramendese prej udheheqesive shurdhe. Qytetari eshte i dobet po aq sa fjala dhe veprimi i tij. I fundmi pushtet qe i mbetet lsquote dobetit d.m.th qytetarit eshte vetesublimimi per ti dhene ngasje ndergjegjes se me te fortit qe te kuptoje dhe reagoje edhe kur nuk ka veshe te degjoje. Fjala dhe veprimi jane kredibiliteti i qytetarit qe ne kushte normale demokratike nuk duhej kurrsesi te ishte lsquoi dobeti. Ne liri dhe demokraci reale fuqia eshte ne duart e qytetarit. Ne mbreterine e shurdheve fuqia eshte ne duart e udheheqesive. Kur udheheqesite e kapsuluara kaplohen nga kompleksi i pafuqise per shkak te hileve reciproke e kesisoj triumfimit te me lsquote fortit kandisen ne kete faresoj gjendjeje kur lsquogardhezojne dhe zaptojne pa leje dhe pa perunjesi pushtetet dhe kredibilitetin e qytetarit. I forti shtiret per lsquoi dobet dhe qytetari degdiset ne zgrip te mosperfilljes i paracaktuar te jete humbesi i madh i perhershem. Qytetari i dobet nuk e ka me as pushtetin institucionin e vetesublimimit si klithme per te qene i degjuar apo kuptuar sepse sot dita udheheqesite kane rene aq poshte sa ne ndergjegjen e tyre mbivlejne vetem arsyet e perdorimit te cilitdo pushtet qe potencialisht apo realisht ekziston duke filluar nga pushtetet e individit qytetar deri te Pushtetet e Shtetit. Ndaj do te volitet ngritja e qytetareve si luftetare te nje beteje te madhe per dinjitet qe do ta vendose qytetarin ne ate lartesi kur lsquoudheheqesite do shkapsulohen duke ua dorezuar pushtetet qytetareve qe jo vota por zgjedhja te jete e shenjte. Sot me vota nuk behen zgjedhje por sillen ne pushtet lsquome te fortet brenda lsquollogoreve te udheheqesive. Lartesimi deri ne dinjitet i qytetarit do te beje qe lsquoudheheqesite do te duhet te shkulin lsquogardhet me te cilat kane zaptuar lirite e qytetarit drejtesine zyrat e shtetit pronat shteterore apo private etj. Lartesimi deri ne dinjitet i qytetarit nuk do te lejoje me qe lsquoudheheqesite ta perdorin shtetin si lsquotrofe per te bere dhe ndare placke fitimtaret nuk do te lejoje qe zyrat e shtetit te perdoren si lsquotoke e xanun dhe administrata publike te permbytet nga hordhite e lsquomercenareve politike qe shperblehen per kontributet e tyre ne fitoren e fitimtareve do te cliroje hapesirat publike te gardhezuara dhe zaptuara nga lsquoudheheqesite do te cliroje hapesirat mediatike te gardhezuara dhe zaptuara nga lsquoudheheqesite do te cliroje te gjitha pushtetet e shtetit per ti vene ne sherbim te qytetarit. E shenjte eshte e drejta per gare dhe konkurrence te ndershme me rregulla loje te drejta dhe te barabarta per te gjithe. E shenjte eshte e drejta per te zgjedhur. Ne nje shoqeri te traumatizuar sikurse eshte shoqeria shqiptare e cila vuan pasojat e lsquokonsensusit negativ te elitave nuk ekzistojne shanset mundesite atributet dhe hapesirat qe i krijojne qytetarit kushtet dhe kapacitetet per te zgjedhur atehere edhe pse lsquoelitat kane prodhuar gati-gati ne kushte laboratorike nje loje konkurrueshmerie zgjedhjesh ku garojne e marrin pjese shume parti votat ne kuti te rrejshme apo transparente jane thjesht copa letre qe lsquoshenjterojne pushtetaret dhe zhvleftesojne qytetaret. Sfida e intelektualeve aktivisteve politike dhe civile shqiptare eshte qe te ndihmojne qytetarin qe te kuptoje dhe qe te ngrihet ne lartesine e dinjitetit gje qe do te shenjteroje mundesine qe ne Shqiperi qytetaret te zgjedhin perfaqesues qe u sherbejne dhe jo me lsquoudheheqes qe i qeverisin te ngrefosur ngase jane te votuar.