E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi e pa veten dy here ne disavantazh por fitoi 3-2 ndaj Xhenoas

Juventusi fiton me përmbysje, 3-2 ndaj Xhenoas dhe mban ende gjallë shpresat për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, teksa është vetëm katër pikë larg Udinezes së vendit të katërt.

Sfida në “Olimpiko” nisi në malore për bardhezinjë e Del Nerit pasi në minutën e shtatë mbrojtësi Bonuçi e devijoi topin në portën e tij, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Storari.

Barazpesha erdhi në minutën e pestë të pjesës së dytë, në njëjtën mënyrë, me autogol. Këtë herë Marko Rosi devijoi në portën e tij topin e goditur nga Pepe, pas një aksioni të nisur nga Krasiç. Por kalojnë vetëm pesë minuta edhe Xhenoa godet sërish.

Antoneli shërben për Floro Floresin, i cili gjen të djathtën fituese dhe mposht për herë të dytë portierin Storari.

Juvja duket e gjunjëzuar, por gjen forcë për të reaguar, e ndihmuar edhe nga aktivizimi i Luka Tonit. Armand Traore marshon nga e majta, shërben për Tonin dhe ky i fundit e shndëron në asist topin e parë që prek, duke i dhënë mundësinë Matrit të vulosë barazim 2-2.

Toni konfirmohet heroi i mesditës torineze, teksa shënoi golin e fitores, shtatë minuta para fundit të ndeshjes. 33-vjeçari përfitoi nga një pasim i Akuilianit duke shënuar golin e dytë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, pikërisht nga skuadrës me të cilën luante deri në janar. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Juven e Del Nerit, që mbetet në vendin e shtatë, por tani Europa nuk është më një mirazh

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›