E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu kthehet ne shtepi

Skënderbeu i ka dhënë fund fazës përgatitore në Austri që zgjati afro një muaj dhe kampionët e Shqipërisë janë kthyer në Korçë, për të vazhduar përgatitjet e fundit, përpara sfidës me Debrecenin.

Me një interesim të konsiderueshëm të tifozëve, skuadra është stërvitur në stadiumin “Skënderbeu” për përballjen me kampionët e Hungarisë. Sfida cilësohet mjaft e vështirë, megjithatë, kapiteni Bledi Shkëmbi ka besim te kualiteti i bardhekuqve.

Fantazisti i Skënderbeut nuk do të luajë në ndeshjet e Champions-it, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar, por ai konfirmoi se do ti qëndrojë pranë skuadrës.

Ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues në aktivitetin më prestigjoz për klube do të luhet më 17 korrik në Korçë, në orën 20:30, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në datën 24 në Hungari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›