Fiorentina kërkon Chamakhun

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Fiorentina ka bërë ofertë për sulmuesin Marouane Chamakh.
28 vjeçari spekulohet me largim nga gjiganti londinez pas dështimit për të lënë mbresa në sezonin e tij të parë në Emirates. Chamakh erdhi në Arsenal nga Bordeaux si futbollist i lirë më 2010 por shënoi vetëm një gol në të gjitha garat e edicionit 2011-12.
Ai pritet të braktis klubin pas ardhjes së dyshes sulmuese Lukas Podolski dhe Olivier Giroud. “Fiorentina ka shprehur interesim për Chamakhun dhe ka paraqitur një ofertë”, tha Wenger për The Times.