Kine blerjet galaktike
Me të korruptuarit që ndodhen në burg dhe afrimet e emrave të mëdhenj, futbolli kinez po përjeton një periudhë pozitive të pazakontë. Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se politika e transferimeve e stilit “galaktik” është e paqëndrueshme dhe investimet po kryhen në drejtimin e gabuar.
Pavarësisht kësaj, pronarët e pasur të klubeve as që nuk duan t’ia dinë për kritikat. Ata po shijojnë interesimin e mediave globale, ku blerja më e fundit e bujshme është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didië Drogba, i larguar nga Çelsi.
Drogba absolutisht është një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror dhe protagonist i padiskutueshëm te Çelsi që gjatë sezonit të kaluar triumfoi në Champions League. Por, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdhe europiane, 34-vjeçari pranoi ofertën e kinezëve të Shanghai Shenhua, ku përfiton 300 mijë dollarë në javë.
Në këtë skuadër, ai do të luajë përkrah ish-partnerit të sulmit te Çelsi, Nikolas Anelka. Ndërkohë, skuadra drejtohet nga tekniku argjentinas, Serxho Batista luan edhe mesfushori Xhovani Moreno.
Megjithatë, Shangai Shenhua nuk është i vetmi klub që shpenzon, pasi Guangzhou Evergrande ka punësuar në stol Marçelo Lipin, ndërsa në këtë skuadër luan mesfushori Konka, një prej lojtarëve më të paguar në botë.
Investimet kanë shpërbyer për të përmirësuar imazhin e futbollit kinez, që në vitet e fundit ishte tronditur nga akuzat e korrupsionit, me ish-krerët e futbollit që janë ndëshkuar me 10 vjet burg. Por, ekziston frika se shpenzimet marramendëse nuk vlejnë në terma afatgjatë.
Komentatori sportiv, Lou Jiçen ka deklaruar se “trendi i blerjeve të mëdha mund të zgjasë edhe për dy apo tre vjet, pasi nevojiten shumë para që ai të vazhdojë gjatë. Kjo është diçka e papërballueshme në terma afatgjatë”.
Pavarësisht milionave të shpenzuara nga klubet e Superligës, me shpresën se yjet do të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj, Kina mbetet ende larg të qënit një superfuqi e futbollit në Azi. Aktualisht përfaqësuesja e këtij vendi ndodhet e 68-ta në renditjen e FIFA-s dhe është larg kualitetit të ekipeve si Japonia apo Koreja e Jugut.