Optimizmi i Militos

Sulmuesi i Interit, Diego Milito është “shumë optimist” dhe i “motivuar” për fillimin e sezonit të ri. Kjo është hera e parë pas tre vitesh që Milito ka qenë në gjendje të fillojë me kohë përgatitjet në vend se të rikuperohet nga ndonjë lëndim, dhe pranoi se kjo “është një gjë pozitive”.
“Ne shpresojmë të fillojmë mirë sezonin. Fillimi është vendimtar”, deklaroi Milito për Mediaset Premium. Ylli argjentinas shkëlqeu sezonin e kaluar duke realizuar 24 gola në 33 paraqitje në Serie A edhe pse skuadra përfundoi në pozitën e gjashtë.
“A synojmë Scudetton? Do të luajmë për të gjitha objektivat”, u shpreh ai. Milito do të ketë një bashkëkombës për partner në edicionin e ri. Interi transferoi Rodrigo Palaciosin nga Genoa.