Rikardo Kaka kerkon vetem Milanin

Rikardo Kaka dëshiron vetëm Milanin. I lodhur nga qëndrimi i gjatë në stol te Reali i Madridit, mesfushori brazilian po mendon seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa destinacioni i preferuar mbetet Milano.
Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, braziliani është i gatshëm të zvogëlojë pretendimet financiare vetëm për tu rikthyer te skuadra e cila e bëri të famshëm në arenën ndërkombëtare.
Këtë javë, Kaka pritet të të takohet me trajnerin Zhoze Murinjo për të diskutuar rreth rikthimit të mundshëm në “San Siro”. Dëshira e 30-vjeçarit për të veshur sërish fanellën kuqezi është e madhe dhe këtë e tregon fakti që mesfushori brazilian ka refuzuar ofertat nga Los Anxhelos Galaksi dhe nga kinezët e Guangzhou Evergrande.
Rikthimi i Kaka, por pa e ekzagjeruar me shpenzimet, do të ishte i mirëpritur nga drejtuesit e “Djallit”, por mbi të gjitha nga tifozët e Milanit. Kjo edhe për faktin se skuadra e drejtuar nga Alegri ka nisur stërvitjen për sezonin e ri, pa emrat “big”, sepse lojtarët e aktivizuar në Euro 2012 janë pushim, ndërsa mungojnë edhe tre brazilianët e Lojërave Olimpike.
Ndërkohë dyshimet janë të mëdha përsa i takon merkatos, pasi klubi nuk ka ndërmend të shpenzojë shifra të çmendura. Kaka e ka derën të hapur te kuqezinjtë dhe rroga e mundshme do të jetë 3 ose 3.5 milionë euro. Nga Reali i Madridit, italianët shpresojnë të marrin edhe mesfushorin Lasana Diarra, por situata është më e komplikuar, pasi francezi përfiton 4.5 milionë euro në sezon te “merengues”.