Gigs kapiten i ekipit britanik

38-vjeçari Rajan Gigs, lojtari me moshën më të madhe nga tre të përzgjedhurit mbi U-23 në Kombëtaren e Britanisë së Madhe në “Londër 2012” do të mbajë shiritin e kapitenit. Ky do të jetë evenimenti i parë madhor për yllin e Mançester Junajtid, ndërsa përpara startit të Lojërave Olimpike, përfaqësuesja britanike do të luajë një miqësore me Brazilin më 20 korrik.
“Ai ka treguar gjatë viteve se është një profesionist i shkëlqyer dhe ishte kandidati kryesor për të qenë kapiten, edhe pse në ekip luajmë Ramsei apo Riçards”, tha trajneri Stuart Pirs.
Gigs ka fituar 12 tituj kampionë në Premierligën angleze, 5 FA Cup dhe dy herë Champions League-n me Mançester Junajtid, duke qenë lojtari që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit anglez.
Megjithatë, ai nuk ka luajtur kurrë në Kupën e Botës apo në Kampionatin Europian, për shkak të paraqitjeve të dobta të Uellsit, skuadër me të cilën numëron 64 ndeshje nga viti 1991 deri më 2007-ën.
Gigs nënvijëzoi se për të “është një nder shumë i madh” që do të marrë pjesë në “Lojërat Olimpike”. “Ndihem shumë krenar. Vende të ndryshme kanë këndvështrime të ndryshme për Olimpiadën, por si sportist unë do ta shijoj pjesëmarrjen dhe do të tentojmë të fitojmë”, shtoi mesfushori veteran.
Miqësorja me Brazilin është e para ku Britania e Madhe do të luajë me një ekip olimpik që prej vitit 1971 kur ata u përballën në kualifikuese me Bullgarinë, ndërkohë që për herë të fundit ata kanë luajtur në finalet e aktivitetit në vitin 1960. Ekipi britanik do të përballet në fazën e grupeve të “Londër 2012” me Uruguain, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Senegalin.