E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, policia sekuestron 1 ton kanabis

SARANDË- Policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe me Guardia di Finanza ka mundur të sekuestrojë 1 ton kanabis, që pritej të transportohej drejt Italisë. Ky operacion i mirëorganizuar nga ana e trafikantëve ka dështuar, pasi furgoni me targa të Vlorës 63 94 B, që pritej të conte sasinë e konsiderueshme të kanabisit drejt Gjirit të Kakomesë, ku i pristë një skaf, është pikasur nga policia.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur furgonin bashkë me lëndën narkotike, por policia ka mundur ta identifikojë dhe është vënë në ndjekje të tij. Policia sqaron se droga vinte nga Lazarati, ndërsa sekuestrimi i saj u bë në vendin e quajtur Bregu i Kasolles.

E angazhuar në këtë operacion është edhe Guardia di Financa, forcat e së cilës janë vënë në ndjeke të skafit që priste të transportonte sasinë e kanabisit drejt Italisë.

Lajmi konfirmohet nga policia e shtetit, ndërkohë që mësohet se ndjekja e skafit po bëhet në ujrat italiane. Po sipas burimeve të policisë, të dyshuar për këtë ngjarje janë tre persona, dy nga Saranda dhe i treti nga Lazarati.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›