E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma do të bëjë ofertë për Behramin


Roma raportohet se e ka mbledhur shumën e nevojshme për të transferuar mesfushorin e West Ham United, Valon Behrami.

Ekipi italian ka kërkuar Behramin gjatë gjithë verës, por është dashur të shesë ndonjë lojtar për të mbledhur para për transferimin e shqiptarit.

Mediat në Itali thonë se klubi nga kryeqyteti italian mund të bëjë hapa drejt transferimit të Behramit këtë fundjavë.

Roma do të shfrytëzojë paratë e fituara nga shitja e Alessio Cerci te Fiorentina, për të marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›