E Diel, 1 Nëntor 2026

ëndrra e Ben Stiller

Me këtë fytyrë të çuditshme është e pamundur ta harrosh. Në fakt, personazhet e tij janë të ndryshme dhe kanë mbetur në historinë e kinemasë. Pavarësisht se publiku e njeh si një aktor komik, ai dashuron të perfeksionohet në fushën e regjisurës, ashtu siç u përpoq të na e tregonte në filmin "Tropic Thunder"

Kush është në të vërtetë i famshmi Ben Stiller? Është regjisor, aktor, shkrimtar, producent, komik, apo thjesht djali i Jerry Stiller, pararendësi i komedisë televizive, nga "Seinfeld" te "The King of Queens"? "Pavarësisht se publiku më vlerëson më shumë si aktor, personalisht preferoj ta quaj veten një regjisor", thotë Ben Stiller. "Ky titull i afrohet më shumë ëndrrës së babait im. Kjo ndodhi gjatë xhirimeve të "Empire of the Sun", filmit tim të parë. Ndërkohë që interpretoja, ngatërrohesha dhe më pas ulërija me sa kisha në kokë: ‘Ndaloni të gjithë‘. Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ai çast u thye nga këto fjalë: "Kush ishte dështaku?". Ishte regjisori Steven Spielberg, që duke më bërtitur si një i çmendur, më shpjegoi rolin e regjisorit. Që nga ai moment u dashurova pas tij. Jam rritur duke lexuar batuat e John Candy, Martin Short, Rick Moranis dhe sidomos "çmendurinë e fundit" të Mel Brooks, regjisorit tim të preferuar.

Spektaklet që më tërbonin kur isha një djalosh? "‘Star Trek‘ dhe të gjithë ‘Saturday Night Live‘, ato që më kanë mësuar realitetin e vështirë të një komiku". Filmi i fundit i Ben është "Tropic Thunder", satira komike mbi luftën e Vietnamit, ku përveç rolit të regjisorit ka qenë edhe aktor e ka interpretuar përkrah mikut Robert Downey Jr. dhe mitit Tom Cruise.

"Një nga aktorët e mi të preferuar është pikërisht Tom, të cilin e njihja para se të luanin... por që kam pasur mundësinë ta zbuloj më mirë gjatë xhirimeve. Është ai lloj njeriu që po t‘i kërkosh një ndihmë bëhet copash deri sa të të ndihmojë. Tom e njeh mjaft mirë industrinë kinematografike dhe pavarësisht se është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit, gjen gjithmonë kohë për të menduar për ty. Për mua personalisht ka qenë një nder ta njoh dhe ta zhvillojmë edhe më tej shoqërinë tonë gjatë bashkëpunimit nëpër filma". Miqtë mbi të gjitha.

Nëse do të mund t‘ia mbathte nga gjithçka dhe të gjithë, Ben do t‘i bashkohej "Frat Pack", grupit të miqve-aktorë karagjozë, pjesë e të cilit janë ai, Will Ferrell, Owen & Luke Wilson, Vince Vaughn dhe Jack Black. "Do të shkoja në Las Vegas, për t‘u përballur me heronjtë tanë".

E veçanta që të bie menjëherë në sy sapo e sheh janë muskujt e zhvilluar falë stërvitjes intensive që ka bërë gjatë përgatitjes për filmin "Tropic Thunder". "Dëshiroja që personazhi im Tug Speedman, të ishte i fiksuar pas idesë që të ishte perfekt. E urrej palestrën, por e adhuroj trupin pas stërvitjes, muskujt e zhvilluar. Gjatë ushtrisë nuk kam qenë kurrë një sportist i vërtetë. Kurrë, kurrë, kurrë... Natyrisht, i zoti kam qenë në ‘dodgeball‘. Ja se cila është arsye e daljes së filmit ‘Dodgeball‘".

Ben Stiller është rritur në një familje tipike hebrenje, me tradita shumë të ngjashme me ato evropiane. "Nënë, besim, ushqim dhe femra. Kam pasur fatin të martohem me gruan e ëndrrave të mia (aktorja Christine Taylor, prej të cilës ka dy fëmijë, Ella Olivia, 6 vjeçe dhe Quinlin Dempsey, 3 vjeç), femrën time ideale: bionde dhe pasionante, njësoj si ikona e Marylin për Howard Hawks, ose Tippi Hedren për Alfred Hitchcock. Biondet i kam fiksim, janë dhe do të mbeten protagonistet e filmave të mi. Marrëdhënia ime me bashkëshorten funksionon vetëm falë sensit të humorit. Për momentin nuk kemi ndërmend të përçahemi si familje. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe tre qen që na mjaftojnë".

Kur nuk është i angazhuar me punë, Ben e kalon pjesën më të madhe të kohës në ishullin Havai, aty ku ka edhe shtëpinë.

"Ishujt Havai mbeten një vend i jashtëzakonshëm, vërtet magjik, i cili na lejon të qëndrojmë larg paparacëve dhe t‘i rrisim fëmijët tonë në mes të natyrës, por sidomos larg Hollivudit". Dhe në fund, adresat e preferuara të Benit. "Ashtu siç e do tradita, unë, nëna ime dhe im atë shkojmë gjithmonë dhe drekojmë në restorantin më të mirë të Los Anxhelosit. Ndërsa me bashkëshorten Christine, preferojmë Nobu në Malibu, ose për kuzhinën vegjetariane mitikun ‘The Newsroom‘".

Ishte regjisori Steven Spielberg, që duke më bërtitur si një i çmendur, më shpjegoi rolin e regjisorit. Që nga ai moment u dashurova pas atij roli. Jam rritur duke lexuar batuat e John Candy, Martin Short, Rick Moranis dhe sidomos "çmendurinë e fundit" të Mel Brooks, regjisorit tim të preferuar

Biondet i kam fiksim, janë dhe do të mbeten protagonistet e filmave të mi. Marrëdhënia ime me bashkëshorten funksionon vetëm falë sensit të humorit

Kur nuk është i angazhuar me punë, Ben e kalon pjesën më të madhe të kohës në ishullin Havai, aty ku ka edhe shtëpinë.

"Ishujt Havai mbeten një vend i jashtëzakonshëm, vërtet magjik, i cili na lejon të qëndrojmë larg paparacëve dhe t‘i rrisim fëmijët tonë në mes të natyrës, por sidomos larg Hollivudit"

"Një nga aktorët e mi të preferuar është pikërisht Tom, të cilin e njihja para se të luanin... por që kam pasur mundësinë ta zbuloj më mirë gjatë xhirimeve. Është ai lloj njeriu që po t‘i kërkosh një ndihmë bëhet copash deri sa të të ndihmojë"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›