E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, 1 i vdekur 2 të plagosur

Aksident automobilistik, foto arkiv

Një aksident  tragjik ka ndodhur sot në mëngjes në Fushë-Krujë, për pasojë ka humbur jetën një person dhe  dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se janë përplasur një  fuoristrade tip Toyota me një trajler, ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i fuoristradës, si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Ervin Gjika, 21 vjeç, i cili drejtonte fuoristradën, ndërsa identiteti i të plagosurve që udhëtonin bashkë me të nuk bëhet i ditur. Ata janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ku dhe po marrin ndihmën e parë.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.
Mësohet gjithashtu se, polica ka bërë shoqërimin e drejtuesit të trajnerit.

/E.L/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›