E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu “pret” dhe “kokën” e Pogradecit

Skënderbeu kaloi edhe pengesën "liqenore", Pogradecin duke fituar 3-2 në transfertë dhe duke njeheresh rregjistruar fitoren e gjashtë në po kaq javë, duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve, duke patur tashmë një avantazh prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt. Një fitore shumë e vështirë e korcarëve, kur barazimi u përsërit dy herë, fillimisht 1-1, gola të Cajkut të Skënderbeut në të 20' dhe Rustemit në të 50' për pogradecarët e sërish 2-2: Tiko 52 dhe Musta 80'. Golin e fitores për korcarët e shënoi Kocuku pësë minuta para përfundimit.
Turbina fitoi në shtëpi me Adën 1-0: gol i Sekserit në të 13', ndërsa Erzeni firmosi një fitore të bujshme në Bilisht, kur fitoi me vendasit 4-2: Macolli 8'e Zado 39' shënuan për vendasit dhe Ndoja 30', Troplini 53', 85' dhe Berzezi 76' për miqtë.
Tepelena e Lushnja ndanë nga një pikë në barazimin pa gola 0-0.

RENDITJA
1.Skenderbeu 18
2.Beslidhja 11
3.Lushnja 11
4.Burreli 11
5.Erzeni 10
6.Sopoti 10
7.Turbina 10
8.Laci 8
9.Tepelena 7
10.Pogradeci 6
11.Gramshi 6
12.BilishtSport 4
13.Tomorri 4
14.Ada 3

Kategoria e Parë
14 tetor 2006, 14:00:

Pogradeci 2
Skënderbeu 3
Shënues: Rustemi 50' Musta 80'/ Cajku 20', Tiko 52', Kocuku 85'
Gjyqtarë: B. Pashaj, D. Rexha, G. Koka.
Stadiumi "Gjergj Kycyku", Pogradec.

Turbina 1
Ada 0
Shënues: Sekseri 13'
Gjyqtarë: L. Guzja, G. Bimi, E. Doda.
Fusha Sportive "Nexhip Trungu", Cërrik.

Bilishti Sport 2
Erzeni 4
Shënues: Macolli 8', Zado 39'/ Ndoja 30', Troplini 53', 85', Berzezi 76'
Gjyqtarë: S. Bogdani, D. Koreshi, A. Mali.
Fusha Sportive, Bilisht.

Tepelena 0
Lushnja 0
Gjyqtarë: S. Cekaj, Ë. Pjetrushi, A. Pregja.
Fusha Sportive, Tepelenë

13 tetor 2006, 14:00:

Sopoti 1
Gramshi 0
Shënues: B. Muca 90'(ag) (oën goal)
Gjyqtarë: K. Hakrama, B. Mesi, A. Bejtja.
Stadiumi "Sopoti", Librazhd.

Tomori 1
Burreli 1
Shënues: Fani 75'/ Gjoka 89'
Gjyqtarë: A. Nase, G. Qirici, L. Alla.
Stadiumi "Tomori", Berat.

Laci 0
Besëlidhja 0
Gjyqtarë: L. Jemini, S. Zeka, M. Dervishi.
Fusha Sportive, Lac.

Ndeshjet e ardhshme
Java VII, 21 tetor 2006
Laci-Pogradeci
Skënderbeu-Turbina, 20 tetor
Ada-Bilisht Sport
Lushnja-Tomori
Gramshi-Tepelena, 20 tetor
Beselidhja-Burreli, 20 tetor
Erzeni-Sopoti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›