E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhihani, protagonisti i golit dhe kartonit të kuq

Parid Xhihani ishte protagonisti i takimit Besa-Teuta, që në mënyrë befasuese për median shqiptare u luajt ditën e shtunë dhe jo të dielën kur ishte programuar. Sulmuesi kavajas, shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 50', por për ta lënë fushën gati 30 minuta më pas, pas ndëshkimit me karton të kuq. Barazimi 1-1 në Kavajë u mungonte dy ekipeve që nga sezoni 1983-1984.
Teuta sulmoi që në fillim të ndeshjes, duke arritur të realizojë me golashënuesin më të mirë të durrsakëve, Daniel Xhafaj që në të 22' shënoi golin e vetëm për ekipin e Sulejman Starovës dhe të katërtin sezonal me fanelenë e "djemve të detit". Reagimi i formacionit të Përparim Daiut ishte i mënjehershëm dhe fatin e takimit do ta vendoste Parid Xhihani që shënoi edhe golin që i dha një pikë të cmuar formacionit të presidentit Bizhdili. Besa arriti rrezultatin e dytë pozitiv nën drejtimin e Daiut, ndërsa Teuta barazimin e katërt në gjashtë javë, duke vendosur edhe një "rekord" të shpejtë të Starovës.
Për ndeshjet e javës së 7-të, Besa do të udhëtojë në Gjirokastër, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Tiranën krysuese, në një sfidë tërheqëse midis trajnerëve Sulejman Starova dhe Mirel Josa, i pari trajneri i fundit kampion me bardhebkutë dhe i dyti, i fundit fitues i Kupës së Shqipërisë me Tiranën.
SKEDA
BESA-TEUTA 1 - 1
Shënues: Parid Xhihani 48 / Danial Xhafaj 20
14 tetor 2006, Stadiumi "Besa", Kavajë, ora 14:00
Gjyqtarë: Sokol Jareci. Ndihmës: A.Molla, A.Guce
Bilanci: Bilanci: 118 ndeshje, 31 fitore Besa, 38 barazime, 49 fitore Teuta. Golat: 102-138

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›