E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre tifozë të Shkumbinit shoqërohen në Komisariatin e Policisë

Tre tifozë të skuadrës së Shkumbinit u shoqëruan pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë së Peqinit, për prishje të rendit dhe qetësisë në stadium. Në pjesën e dytë të takimit midis ekipit vendas, Shkumbinit, dhe atij mik, Partizanit, pasi Partizani ka shënuar 2 gola, disa tifozë kanë hedhur në fushë shishe me ujë, si edhe sende të tjera.
Kështu në pamundësi për të vazhduar lojën, ajo është ndërprerë përreth 5 minuta. Më pas loja ka vazhduar qetësisht me ndërhyrjen e forcave të rendit. Ndërkohë në tribunën kryesore, bodigardi i presidentit të Partizanit, Albert Xhani, ka debatuar me disa tifozë peqinas, sherri është kthyer në banal, me sharje nga të dyja palët. Më pas 3 tifozët e Peqinit janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Peqinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›