E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu shkatërron kurbinasit

Skënderbeu-Laçi 3-0

Superiore/ Kampionët fitojnë në fushën e tyre dhe rimarrin kryesimin e kampionatit.

Ekzaltohet Plaku, gol dhe asist në minutat e fundit.

Skënderbeu ka mundur Laçin duke rimarrë kreun e renditjes me pikë të barabarta me Tiranën, por me golaverazh më pozitiv. Ajo që u vu re në ndeshjen e mbrëmshme, ishte fakti se miqtë u shthurën në mënyrë të pakuptueshme, krejtësisht të çuditshme në 5 minutat e fundit të lojës. Të dyja skuadrat kishin nga 7 pikë para përplasjes direkte, ndaj 90-minutëshi i djeshëm dhuroi emocione e luftë të fortë sportive. Madje, në 15 minutat e para të lojës foli disi për kurbinasit, por pikërisht në minutën e 16-të Skënderbeu fiton një këndore nga e djathta. Ekzekuton Lilaj, topi shkon në gjysmëlartësi në zonën kurbinase, teksa ngrihet mbi të tjerët mbrojtësi Ditmar Bici, duke e dërguar topin në rrjetën e Bakajt. Zhbllokohet rezultati në momentin më të mirë për Laçin, që detyrohet ta rivërë për herë të dytë topin nga qendra e fushës, pasi e kishte bërë këtë gjë edhe në fillim të lojës. Në pjesën e dytë janë sërish vendësit që bëjnë lojën, por edhe Laçi tenton të rrezikojë te porta e Shehit. Minutat kalojnë, por portat respektive pak ngacmohen. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Plaku ai që në minutën e 87-të realizoi golin e dytë pas një gafe të dyshes mbrojtëse Buljan-Ndreka. Por nuk mbaron këtu, pasi në minutën e dytë shtesë Plaku jep një asist për Pejiç, i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë.

Java e 4-t
TË PREMTEN

Besa-Teuta    1-0
Berisha 64′
TË SHTUNËN
Luftëtari-Tirana    0-1
Çota 14′
Flamurtari-Shkumbini    1-1
Memelli 49′ (p)/ Gjata 80′
TË DIELËN
Kastrioti-Tomori    1-0
Fataki 35′
Kukësi-Bylis    1-0
Popoviç 49′
Vllaznia-Apolonia    1-1
Dragoi 3′/ Ribaj 27′
DJE
Skënderbeu-Laçi    3-0
Bici 16′, Plaku 87′, Pejiç 90+2′

Superiorja
Renditja

Nr. Ekipi    ND    P
1. Skënderbeu     4     10
2. Tirana    4     10
3. Besa    4     7
4. Laçi    4     7
5. Kastrioti     4     7
6. Kukësi    4     6
7. Vllaznia    4     5
8. Flamurtari     4     5
9. Luftëtari    4     4
10. Teuta    4     4
11. Shkumbini     4     4
12. Apolonia    4     3
13. Bylis    4     2
14. Tomori    4     0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›