Dosja kundër Mediut në Gjykatë, avokati: Ky brumë i ardhur për petulla!
TIRANE-Debate të ashpra kanë shoqëruar sot ne Gjykaten e Larte seancën në ngarkim të Ministrit Fatmir Mediu pas një padie voluminoze që dy të dëmtuar rëndë nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë. Avokatët Ardian Visha dhe Petrit Serjani që përfaqësonin klientin Mediu që mungonte sot në proces kundërshtoi dosjen me 69 prova që fajësojnë Mediun si përgjegjës për ngjarjen e rëndë në Gërdec më 15 Mars të viti 2008. “Dosja brumë i gatuar keq nga Prokuroria që ua servirin familjarëve për të bërë petulla”.
Sipas avokatit kjo është tërësisht nëj cështje politike.
“Kjo cështje ka karakter politik, duan të fajësojnë politikisht klientin tim”, tha Visha.
Por, kjo ka shkaktuar zemërimin e familjarëve të viktimave të pranishëm në proces.
“Ju keni djegur djalin tim, më shkatërruat shtëpinë dhe dilni ketu e flisni për padrejtësi”, tha Zamira Durda, që humbi djalin 7 vjecar në shpërthimin e Gërdecit.
Seanca e sotme nisi sot paradite në Gjykatën e Lartë. Një dosje voluminoze prej 400 faqesh iu dorezua sot Gjykatës së Larte nga i mituri Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj, dy prej te plagosurve nga tragjedia e Gërdecit, te cilet duan te provojne para togave te zeza fajesinë e ish-Ministrit te Mbrojtjes, aktualisht Ministër I Mjedisit, Fatmir Mediu.
Përmbajtja e dosjes u bë e ditur nga përfaqësuesit ligjorë të dy te demtuarve rende nga shpërthimi tragjik i 15 Marsit te vitit 2008. Sipas tyre ne dosje gjendjen te gjithë urdhrat, vendimet, deklarimet e ish-Ministrit, me të cilat pretendojnë të vertetojne ndaj tij akuzen e “plagosjes së rëndë nga pakujdesia“ te ngritur nga i mitura Roxhers Durda dhe banorja tjeter e Gërdecit, Alketa Azizaj.
Këto janë të njëjtat fakte qe ndodhen ne dosjen e parë të pushuar nga Gjykata e Lartë për shkak se Mediu fitoi imunitet, por kete here nuk do te jete prokuroria qe do te perfaqesoje akuzen ndaj ish-ministrit, por perballe tij jane dy banore te Gërdecit. Pasi te shqyrtoje te gjitha provat Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do te vendosë nëse ka vend per ti drejtuar parlamentit kërkesen për heqjen e imunitetit deputetit Fatmir Mediu, aktualisht Minister i Mjedisit.
Tragjedia e Gërdecit po shqyrtohet e ndarë në pjesë. Gjyqi më i madh po bëhet në Shkallën e Parë me plot 29 të pandehur, shumica ish-ushtarakë dhe 3 drejtues të fabrikës së demontimit të armëve, të vetmit nën arrest.
Tragjedia e Gërdecit ishte më e rënda që ka goditur vednin tonë vitet e fundit, ku 15 kilomera nga Tirana shpërtheu një fabrikë ku cmontoheshin armë duke shkaktuar 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dhjetra banesa e biznese të shkatërruara.
(d.b/BalkanWeb)