“NATO sështë kundër MIG, në Rumani u modifikuan”
Autori i Lajmit: Redaksia
(Vijon nga numri i djeshëm)
Ushtarakët dhe ish-ushtarakët nuk kanë pasur ndonjë angazhim për kundërshtimin e masave të qeverisë në kuadër të “Air Policing”...
Ish-ushtarakët e Forcave Ajrore veçanërisht, nuk janë shumë të anagazhuar dhe ju kini të drejtë. Mirëpo si mund të angazhohen ata kur ende marrëveshja për “Air Policing” mbahet e fshehtë? Publikimi i saj është bërë pjesërisht dhe kjo nuk është e mjaftueshme për të dhënë gjykime profesionale. Ky publikim koincidoi me zgjerimin e polemikave për marrëveshjen detare dhe ndoshta ky ishte shkaku që marrëveshja ajrore kaloi pa u ndjerë. Mendoj gjithashtu se u bë shumë kujdes që vëmendja publike të zhvendosej në drejtime të tjera. U hodh në treg si marrëveshje me Naton dhe kjo e uli vëmendjen dhe vigjilencën. E djegur nga skandali detar qeveria duket se vuri në veprim tërë arsenalin e saj të dizinformacionit për të mos lejuar përhapjen e një skandali tjetër. Arriti deri aty sa ti veshë mashtrimit e dizinformacionit të vet “kostumin Nato”. Sic do ta shohim në vijim kështu kanë bërë edhe herë të tjera.
Megjithatë kam informacion se dizinformacioni nuk ka ndikuar për arkivimin e problemit. Më përpara ju përmenda tonin e ashpër polemik të ish-drejtuesit të aviacionit i cili shitjen e interesave të sovranitetit ajror e sheh të lidhur ngushtë me shkatërrimin e aviacionit ushtarak. Ky ka qenë një sinjal i fortë dhe ju siguroj se zemërimi i ish-ushtarakëve e pilotëve do ti japë përmasat e duhura një polemike të brëndshme të lindur qysh në fillim të vitit 2003. Ka marrë shkas nga një letër që komandanti i skuadriljes Mig-19 dhe më vonë i skuadriljes An-2, Ramadan Anija, ju ka dërguar drejtuesve më të lartë të shtetit e të Ministrisë së Mbrojtjes në të cilën ai parandjeu atë që ka ndodhur sot, një Shqipëri “koloni ajrore”. Vërtet ka shumë mjegull qeveritare, por do ta shihni shumë shpejt se pilotët dinë të fluturojnë mjeshtërisht përmes saj. E di mirë se heshtja e tyre e përkohshme përbën momentin kur ata janë duke zgjedhur “goditjen pikiatuese” më të efektshme
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s i kanë hequr nga përdorimi avionët e vjetër. Mos është ky një vendim i Aleancës?
NATO-ja ka një parim. Nuk merr kurrë vendime n.q.s kundër një vendimi të dhënë del qoftë dhe një vend i vetëm aleat. Kjo dilemë apo shqetësim juaji vjen nga fluksi i madh që ka dizinformacioni dhe mashtrimi, i cili për të eliminuar pengesat kur bën pazare të pista për aviacionin e për fushat e tjera ushtarake, nxjerr përpara për tu mbrojtur “mburojën” NATO. Mirpo le të thonë, kur, ku është marrë vendimi për patrullimin e qiellit shqiptar nga të tjerët dhe cili ka qënë përfaqësuesi shtetëror që ka ngritur kartonin për miratim? A e ka ky vendim tagrin e përputhshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me ligjin Nr. 8374, datë 15. 07.1998 të Presidentit të Republikës? Në nenin 2 të këtij Ligji, termi “ hapsirë ajrore “ konceptohet kategorikisht “….nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë”. Nuk e paskemi ditur se nën hapsirën tonë ajrore qënkërka një Republikë tjetër, republika që përfaqësojnë aeroplanët F-16!!? Kundërshtitë e vendimit të Qeverisë ( jo të NATO-s, sepse NATO-ja nuk merr vendime antiligjore ) me Kushtetutën dhe me ligjin që përmenda janë të dukshme edhe për çështje të tjera.
Dakort, me këte vështrim, por a janë hequr avionët lindorë të tipit të vjetër “Mig” nga Forcat Ajrore të vendeve lindore që kanë hyrë në NATO?
Sbesoj se avionët ndahen kështu d.m.th në avionë lindorë e në avionë perëndimorë. Avionët ndahen në avionë me parametra të lartë, të mesëm ose të ulët taktiko-teknikë. Avionët nuk mbajnë vulën e sistemeve por të shpikësit. Avionët e mirë krijohen kur investohen shumë para në krijimin e tyre dhe jo domosdoshëmërisht kur është politika më e mirë. Ka krijuar avionë me të dhëna taktiko-teknike të larta si perëndimi ashtu dhe lindja. Madje ish-vendet diktatoriale për vetë natyrën e diktaturave, të cilat stimulojnë krijimin e arsenaleve të fuqishme ushtarake i kanë derdhur paratë lumë për vënien në përdorim të avionëve të supersofistikuar. Që e pasuan pastaj nga superarmatimi dhe konsumi i madh i burimeve në fushën ushtarake, kjo është tjetër punë. Ska të bëjë me “ trurin krijues “ që konstruktoi avionët d.m.th me aftësitë inxhinierike të shpikësve. Unë e kuptoj që ju doni, kuptohet pa qëllim të keq, ta nxirrni Mig-un si produkt të vjetër meqënëse është lindor por e kemi thënë tani se nuk është kështu. Mig-17 për kushtet tona dhe sipas mendimit të profesionistëve por dhe për shkak të konjukturave gjeopolitike si dhe të eventualiteteve që janë më të mundëshmit për të ndodhur, them se do të jetë një “ gjuetar “ i suksesshëm i “ sorrave “ të hapësirës
I tillë është dhe avioni perëndimor F-16, madje ky është avioni i përdorur gjërësisht në Luftën e Gjirit Persik, në vitin 1991, dhe ai që u ngrit për ndjekjen e një “ Boing –u” të dyshuar pas rrëzimit të kullave binjake, më 11 shtator 2001, në SHBA. Por, mos e kujtoni se ka ndonjë diferencë të madhe “ moshe “ me Mig-17. Në FUA-n greke ( Forcat Ushtarake Ajrore) ky është futur më 1988-ën, nja 10 vjet pas krijimit. Është avion i viteve 80-të nga i viteve 70-të që është Mig-u. Nuk mund ta quash njerin plak e tjetrin të ri. Aty, aty janë.
Ky qëndrim i skajshëm demilitarizues që nuk është aplikuar nga të tjerët mesa duket ka synuar të na krijojë iluzionin e rremë të reformave “të forta” të tipit perëndimor por dhe të fshehë qëllimin e mbrapshtë për kthimin e vendit tonë në një poligon manovrash ajrore ku pilotët grekë të familjarizohen me objektivat ushtarakë të “MegaliIdesë” dhe të ligjit akoma të pahequr të luftës. Kali i Trojës është shfaqur kësaj here si “kalë fluturues” por kjo nuk duhet të na gënjejë për ta marrë si pëllumb. Një qëndrimi i tipit Degolist për sigurinë kombëtare në këtë Ballkan grabitqarësh të fshehtë do të ishte zgjidhja e duhur dhe arsyet për një shtet që nuk ka pranuar ende të njohë kufijtë tane tokësorë janë të mjaftueshme për të mos e lejuar të “kullosë” në sinoret e pretendimeve që vazhdimisht i ka mbajtur të ringjallura.
Çfarë përmbajnë piketat kryesore të këtij qëndrimi që sapo artikuluat ?
Në vija të përgjithshme ato për të cilat kemi folur. Më konkretisht ky qëndrim do të thotë jo vetëm partneritet për sigurinë por dhe përgjegjësi shqiptare për sigurinë. Përndryshe qëndrimi gjithnjë në një rol të mvarur për sigurinë, siç është dhe rasti për të cilin po flasim, do ta vërë Shqipërinë në një rol të diktuar nga të tjerët dhe do të shkatërronte ndjenjën shqiptare të indentitetit ushtarak. Ja ta lexojmë së bashku De Golin kur shprehet për pikëpamjen e autonomisë franceze të sigurisë: “ Është e patolerueshme që një shtet ta lërë fatin e tij në dorën e vendimeve dhe veprimeve të një shteti tjetër, (sado mik qoftë ai...). Një vend i integruar humbet interesin në mbrojtjen e tij kombëtare, përderisa ai nuk përgjigjet për të.” ( cituar sipas H.Kisinger, Diplomacia, f.604-gaz. )
Një varg pyetjesh që dalin nga analiza e kësaj pikëpamje në realitetin tonë të “dorëzimit të çelsave” të sigurisë ajrore të vendit, nuk gjejnë përgjigje në marrëveshjen përkatëse. Nuk gjen përgjigje të paktën pyetja: A është kjo marrëveshje një refleksion integrues? Edhe pse ky refleksion është i papranueshëm për konceptin Degolian, as të tillë nuk e kemi. Në sigurinë tonë ajrore gjeneron jo integrimi ushtarak, por shfaqja më e keqe e tij,- mbikqyrja dhe kontrolli tërësor ushtarak. Kjo shfaqje, parë në kombinim me veprimet e brendshme të çaktivizimit total të mjeteve ushtarake ajrore çkodon jo vetëm interesat për “prodhimin” e sigurisë ajrore të vendit por dhe ato të partneritetit e reciprocitetit minimal në këtë fushë. Integrimi ushtarak nuk është shkëmbimi i tij me sundimin ushtarak. Avionët grekë do të “valvisin flamurin” e tyre në ajrin tonë dhe kjo në gjuhën e kodeve ushtarakë deshifrohet si zotërim fronti.
A mund të flisni për konteksin e antarësimit tonë në një sistem sigurie të përbashkët si do ta gjykonit këtë inferioritet?
Politikat ushtarake inferiore jo krahasuese me të tjerët nuk janë politika sigurie por politika shërbëtorësh e vasalësh ushtarakë. Po ta vini re nënteksti i deklarimeve qeveritare, por deri diku dhe një mentalitet kolektiv, evidenton dukshëm zgjidhjen e problematikave ushtarake të sigurisë së vendit pas futjes në një sistem sigurie të përbashkët, d.m.th në NATO. Kjo është e gabuar. Nuk të ndihmon kush po nuk ndihmove veten, nuk të mbron kush po nuk mbrojte veten, nuk rrezikon kush për interesat e tua n.q.s ti nuk je në gjendje të rrezikosh vetë i pari. Por me çfarë mund të mbrohemi ose të rrezikojmë, kur p.sh. në dimensionin ajror të reagimit ne nuk kemi asgjë që të reagojmë? Ska luftë dhe ska kush të na sulmojë është këtu mendimi mbisundues i jo pak shtetarëve e shqiptarëve, mirpo të gjithë gabojnë duke mos bërë nja 2-3 pyetje të vogla: po Greqinë kush do ta sulmojë? Përse Greqisë i duhen kaq shumë avionë e helikopterë, kurse neve, nuk na duhet qoftë dhe një minimum? Përse Greqia i ka llogaritur 5 vjetët e ardhshëm me 10 miliardë dollarë më shumë për sigurinë, ndërsa Shqipëria vazhdon avazin e përvitshëm të reduktimit ushtarak? Përfundimet nuk janë të vështira nëqoftëse u jepet përgjigje pyetjeve që ngritëm. Por përfundimi kryesor është se dikush na kërkon të zhveshur dhe këtu ka njerëz, kryesisht qeveritarë, që i shërbejnë doktrinës së zhveshjes ushtarake e të pasigurisë.
Sa për doktrinën e sigurimit kolektiv, që qeveritarët tanë e reklamojnë si zgjidhje përfundimtare e problemeve të sigurisë dhe për të cilën i kam dëgjuar të shprehen disa herë, gjykimi që kam vjen në pajtim ose më sakt e ka burimin në përfundimet ku kanë arritur politikanë sigurie të rangut botëror. Po ju njoh me një referencë nga H.Kisingeri ku ai thotë: “.....sigurimi kolektiv ra pre e dobësisë së premisës së tij themelore-se të gjitha vendet kanë interesa të njëjta për të kundërshtuar një veprim të caktuar agresioni dhe janë të gatshëm të marrin përsipër rreziqe të njëjta në luftën kundër tij. Përvoja tregoi se këto supozime ishin të rreme. Asnjë akt agresioni me pjesëmarrjen e një fuqie të madhe nuk është mposhtur ndonjëherë duke zbatuar parimin e sigurimit kolektiv.... Në Luftën e Gjirit më 1991....kundërshtimi i agresionit irakian zor se ishte zbatim i doktrinës së sigurimit kolektiv....Në Luftën e Gjirit sigurimi kolektiv u përdor si justifikim i udhëheqjes amerikane dhe jo për ta zëvëndësuar atë.” (“Diplomacia”, f.249-259 gaz.).Por edhe në luftën për Kosovën, më 1999, ju e patë çndodhi. Herë grekët, herë francezët dhe herë italianët bënë dredha deri në fund të saj, dhe SHBA e Anglia, pothuajse e bënë vetëm këtë luftë. Si ja u merr mendja ju do të rrezikojnë grekët interesat e tyre për interesat tona, n.q.s ndodh një konflikt? Jua them me bindje, jo. Ata nuk rrezikuan kur i thirri Amerika , jo më të rrezikojnë kur do ti thërrasim ne. Ja ky është përfundimi tjetër, -inferioritetin e paguan. Në fund të kësaj pike dëshiroj të shtoj se mendimi i mësipërm i Kisingerit nuk është i vetëm. E kanë sot dhe doktrinarët më me peshë të politikave të sigurimit. Prezantojeni për lexuesin tuaj si mendim me përhapje të gjërë.
Çfarë alternativash sugjeroni për të ardhmen për “Air Policing”-un?
Lejimi i një patrullimi të tillë nga avionët e kujdo vendi qoftë flet për një prapambetje të madhe ushtarake, sepse tregon që nuk je i zoti të ruash as çatinë e shtëpisë tënde.
Natyrisht që legalizon paaftësinë e Forcave tona të Armatosura. Misioni i tyre ajror mbetet komplet i pakryer. Por dhe në tokë e në det, siç thamë më përpara, misioni nuk kryhet as 10 përqind. Kaq e nxjerr unë shifrën e sigurimit të hapësirës detare me një anije. Deti territorial i Shqipërisë, siç e pamë, është më i madh se sipërfaqja e saj dhe merreni me mend sa mund të survejojë një mjet.
Ka alternativa pafund, disa prej të cilave i kemi thënë. Por këtu si ombrella e vetme e sigurimit po na shitet alternativa NATO. Alternativa e vetme në kuptimin që kanë në mendje liderët tanë, e cila do të thotë që këta nuk duhet të bëjnë asgjë për sovranitetin dhe për modernizimin. Për sovranitetin përgjigjet NATO-ja, për moderinizimin ka NATO-ja nga të gjitha mjetet që kemi nevojë, kjo është logjika gjeopolitike dhe gjeostrategjike e tyre! Kësaj logjike ju nënshtrua dhe fati i aviacionit dhe i hapësirës ajrore shqiptare. Kjo logjikë në trajtën e saj okulte linte të nënkuptohej madje se NATO-ja qëndronte prapa “lejekalimit” për vjedhjen e aseteve ushtarake. NATO-ja përdoret si hashash për kalimin e shqiptarëve në një botë virtuale ku çdo gjë të duket sikur do të vijë e do të vendoset nga kjo mbretëri e domosdoshmërisë. A nuk u paraqit Gërdeci si një projekt i përbashkët me amerikanët? A nuk ju është thënë e u thuhet pilotëvë se reduktimi i Forcave Ajrore, si Forcë Kushtetuese, është bërë në konsultim me ekspertët e NATO-s?. Shkurt, kështu ndodhi bllokimi i alternativave të tjera, por dhe prapambetja jonë në garën e “përgjegjësisë sovrane” për sigurimin e vendit. Kështu në garën për hapësirën tonë ajore nuk fituam ne, por fituan grekët. E fituan, sepse, përveç filozofisë ksenomane të sigurimit, nuk ka tjetër filozofi tek ne?
E dini pse i rëndoj faktit për sundimin e kësaj filozofie? I rëndoj dhe për arsyen e thjeshtë se nuk gjen qoftë dhe një përpjekje të vetme të Ministrisë së Mbrojtjes ku ajo të ketë përdorur burimet e brëndshme për vetmodernizim. Mungesa e përpjekjeve të brëndshme është prova se çdo gjë bazohej në përpjekjet dhe alternativat që ofronin të tjerët. Është e pamundur të mungonte një treg ku qindra avionët tanë treçerek modernë të mos këmbeheshin, le të themi 20 të tillë, me një avion të parametrave bashkëkohorë. Ky treg nuk u kërkua, megjithëse për ne kjo ishte një alternativë e mirë për paisjen me aviacion më të ri. Rumania i përshtati nëpërmjet një zgjidhjeje orgjinale MIG-ët e vet. I bëri të ndërveprueshëm me Forcat Ushtarake Ajrore të NATO-s pa mbetur peng i zgjidhjeve me kosto të lartë. Mekanizmi u gjet duke zëvëndësuar sistemet e drejtimit, të pozicionimit e të identifikimit të MIG-ve me sistemet GPS dhe transponder, sisteme këto lehtësisht të montueshëm në kabinën e pilotimit të avionit. Me katër milionë dollarë shpenzime, për secilin, Rumania modifikoi plot 100 avionë MIG. Ky tip avioni kryen sot patrullimin ajror dhe ska asnjë pengesë në bashkëveprimin operacional të skuadriljeve rumune me homologet e tyre në NATO. Më duket se të njëjtën zgjidhje kanë aplikuar bullgarët dhe disa nga vendet balltike. Është një eksperiencë shumë e mirë për një vend që nuk ka fuqi financiare.
Alternativat, si rregull, duhet të përputhen me mundësitë e brëndshme ushtarako-ajrore, materiale, financiare, etj. Është ngarkuar një nga zëvëndësministrat e Mbrojtjes që të kryesonte një komision ndërministror për vlerësimin e aseteve ajrore dhe të aseteve të tjera ushtarake dhe që do tja raportonte gjendjen kryeministrit deri më 31 tetor 2007. Nuk ka asnjë të dhënë nëse ky komision funksionoi dhe çfarë vlerësimesh bëri që të kishim mundësinë e zgjedhjes së alternativave të tjera, sipas rregullit që sapo përmendëm. Dimë vetëm se rezistenca e efektivave pilotues ka shpëtuar nga marrëzia ushtarake një numër avionësh. Këta mund të riaktivizohen pa ndonjë kosto të madhe. Atëherë zgjidhja më dinjitoze dhe më e dobishme në rrafshin ekonomik dhe ushtarak, madje dhe në sytë e partnerëve seriozë është: rikthimi i avionëve për pilotët tanë dhe i hapësirës ajrore për aviacionin ushtarak shqiptar.
Po nëqoftëse avionët do të kenë përfunduar në “pazarin ajror“?
Atëherë zëvendësministren shqiptare të komisionit ndërministror të vlerësimit të aseteve ajrore ta caktojnë për të bërë zëdhënësen e aviacionit grek në Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes.
Ky lajm është publikuar: 22/02/2010