Skishte lekë për bukë, gjobit fqinjin

Burime të Policisë së Kukësit, pas njohjes me letrën kërcënuese, thanë se bëhet fjalë për një grua të ve 40 vjeçe, nënë e katër fëmijëve me inicialet A.Z., banuese në qytet, e cila siç mësohet, kishte shkruar edhe më herët një letër të tillë në adresë të dikujt tjetër.
I njëjti burim tregon se pas denoncimit, policia kishte shoqëruar gjobëvënësen, e cila siç dëshmuan policët, jetonte në mjerim të thellë me katër fëmijë, ndërsa pas shqyrtimit të fakteve organet kompetente kanë vendosur ta ndjekin në gjendje të lirë.
Përmbajtja e letrës dhe identiteti i gruas nuk bëhen publike, por mësohet se gruaja ka thënë se e kishte bërë këtë veprim “nga halli”, ndërsa familja e adresuar ishte kërcënuar me vrasje të personave të dashur, nëse nuk paguante shumën e caktuar.
Sipas zëdhënëses së policisë, gruaja gjobëvënëse nuk kishte burime të mjaftueshme të ardhurash për të jetuar dhe se në dëshpërim e sipër kishte dashur edhe të vriste veten.