E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepet kredia per banesat sociale me qira

Kredia prej 15 milione eurosh per ndertimin e 1132 banesave sociale me qira ne te gjithe vendin, tashme ka marre miratimin per t’u levruar nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Evropes (CEB).

Fillimisht do te perfitojne kater bashki, ajo e Beratit, Fierit, Kavajes dhe Peshkopise.

Nderkohe qe shperndarja e shumes se kredise respektive do te vijoje javen qe vjen edhe me dy bashkite e tjera me te medha, ate te Tiranes dhe te Durresit. Kredia do te shlyhet per 20 vjet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›