Fuqia blerëse e shqiptarëve, 7 herë nen mesataren

Shqipëria mban vendin e tretë në listën e vendeve më të varfra në Evropë. Në një raport të publikuar nga ‘Geo Marketing’, për fuqinë blerëse të popullatës në 41 vende të Evropës, Shqipëria mban vendin e tretë nga fundi, po të njëjtin vend që mbante dhe vitin e kaluar.
Fuqia blerëse e shqiptarëve është 1748 euro për person, dhe më të varfra, para saj kryesojnë Moldavia e Ukraina. Fqinji ynë Maqedonia renditet një vend sipër nesh, me fuqi blerëse 2200 euro për banorë.
Ndërkaq, nga shtetet e rajonit, fuqi më madhe blerëse ka blerësi i Sllovenisë, me 9900 euro në vit. Raporti për fuqinë blerëse ka survejuar 41 vende të Evropës dhe nga kjo ka rezultuar se mesatarja evropiane është 12500 euro për person.
Ndërkohë që mesatarja është 12500 euro, hendeku midis vendeve evropiane është shumë i madh. Kështu Moldavia, kryeson listën e varfanjakëve, ku të ardhurat në dispozicion për t‘u shpenzuar janë nën 800 euro.