E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skolari, 12 mijë euro gjobë për grushtin

Ndërsa hija e Zhoze Murinjos në drejtimin e Kombëtares portugeze po merr formë gjithmonë e më reale, pas lamtumirës së tij nga Celsi, Komisioni i UEFA-s e ndëshkoi me katër ndeshje pezullim trajnerin aktual, Luis Felipe Skolarin, të shoqëruar edhe me një gjobë prej 12 mijë euros, për grushtin e dhënë ndaj mbrojtësin serb Ivica Dragutinovic, i cili nga ana e tij u pezullua me dy ndeshje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 shtator në Lisbonë, në përfundim të ndeshjes Portugali-Serbi, të përfunduar 1-1, takim i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2008 (Grupi A). Skolari dhe Dragutinovic fillimisht u panë të fërkoheshin kokë me kokë, por nga pamjet televizive dukej qartë se ishte tekniku brazialin që e goditi me grusht Dragotinovicin. Kualifikueset për ish-kampioni e Botës me Brazilin, Skolarin, përfunduan pasi Portugalia ka ende për të luajtur edhe katër takime: kundër Azerbajxhanin, Kazakistanin, Armeninë dhe Finlandën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›