Rabotniçki u jep premi angleze futbollistëve për ta mposhtur Boltonin

Reshat Ibrahimi
Premi rekorde për futbollin e Maqedonisë kanë paralajmëruar drejtuesit e Rabotnicki Kometallit. Në fakt, sipas burimeve të Albania-Sport drejtuesit e "romantikëve" u kanë thënë futbollistëve të tyre se do t'i fitojnë nga 10 mijë euro për lojtarë, nëse arrijnë fitore kundër ekipit të Boltonit. Kjo shumë marramendëse për futbollin e Maqedonisë gjithashtu mundë të vlejë edhe për një barazim të mundshëm. Ndryshe kjo mbrëmje sa është e rëndësishme për futbollin e Maqedonisë në përgjithësi është mjaft me vlerë edhe për futbollistët shqiptarë. Boshti kryesor i Rabotnickit do të përbëhet nga futbollistët shqiptarë. Në mesfushë do të jenë Nderim Nexhipi, Ertan Demiri dhe Minas Osmani. "Është një ëndërr që kërkojmë ta shndërrojmë në realitet, pra është një lojë e rrallë për futbollistët nga Maqedonia. Jemi maksimalisht të motivuar dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë befasi, sepse do të jetë vështirë kundër Boltonit. Rolin kryesor do ta kemi ne futbollistët shqiptarët dhe me pak fat besojmë në rezultat pozitiv", tha Osmani për Albania-Sport. Lojtarët e Boltonit kanë arritur në Shkup dhe kanë zhvilluar stërvitjen e zakonshme. Ndeshja e xhiros së parë të Kupës UEFA mes Rabotnicki K.– FC Bolton Ëanderers do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shkupi ditën e enjte (sot) me fillim në ora 20:00. Nexhipi kapiten kundër Boltonit Mesfushori shqiptar i Rabotnicki K., Nderim Nexhipi do të startojë ndeshjen si kapiten i ekipit shkupjan në ndeshjen kundër Boltonit. Ky akt dëshmon edhe njëherë se trajneri nga Serbia i Rabotnickit, Dragoljub Bekvalac besimin dhe shpresën më të madhe në këtë fitore e ka pikërisht te lojtarët shqiptarë.