E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar abuzoi me te mituren fqinje arrestohet 52 vjecari

SKRAPAR-Nje 52-vjecar nga Skrapari u arrestua sot ne mengjes nen dyshimet se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje adoleshenteje 16-vjecare.
Policia e shtetit informoi se ne fshatin Backe te Skraparit shtetasi Shefqet Koromani 52 vjec nga Skrapari eshte arrestuar mengjesin e sotem pasi eshte akuzuar se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje te miture 16 vjecare.
Behet e ditur se diten e djeshme vajza e shoqeruar nga prinderit eshte paraqitur dje ne policine e qytetit te Corovodes ku ka denoncuar fqinjin e saj per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune.
Sipas padise perdhunimi i vajzes ka ndodhur ne banesen e saj pasditen e djeshme kur ajo ishte e vetme ne shtepi. Burimet konfirmojne se autori ka perfituar nga fakti qe ishte fqinj me familjen e vajzes te Skraparit dhe pasi ka pritur momentin qe ajo ndodhej vetem ne shtepi ka hyre dhe ka abuzuar me te. Ka qene vete e mitura e cila pas gjendjes se renduar psikologjike ka rrefyer gjithcka ne polici e shoqeruar nga prinderit e saj duke ngritur dhe denoncimin ndaj 52-vjecarit Koromani. Menjehere pas denoncimit policia ka arrestuar 52-vjecarin i cili akuzohet per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›