Shembet nje pjese muri ne kalane e Gjirokastres
Pas shirave te vazhdueshem qe perfshine gjithe rajonin jugor te vendit prej fillimit te kesaj jave eshte shembur pjesa e nje muri te keshtjelles se Gjirokastres. Muri perbente njerin prej kater harqeve te nje objekti te vendosur ne qender te keshtjelles ne pjesen perendimore te sheshit te madh ku zhvillohet nje here ne kater vjet festivali folklorik kombetar. Burime informacioni nga Zyra per Administrimin dhe Koordinimin e Qytetit Muze te Gjirokastres qe ka ne administrim keshtjellen me status monument kulture thane se rrenimi i ketij muri eshte bere gjate nates dhe fatmiresisht nuk ka rrezikuar jeten e vizitoreve dhe punonjesit e sherbimit qe levizin gjate dites poshte ketij muri. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Spartak Drasa tha per Shqip se behet fjale per pjesen e nje arkade guri te restauruar per here te fundit ne vitet 1970-lsquo80 ne nje objekt qe ndodhet ne qender te keshtjelles dhe qe plotesonte pamjen e sheshit qendror te keshtjelles me kater arkade te njepasnjeshme me lartesi te ndryshme. Dy jane arsyet e kesaj shembjeje. Se pari jane reshjet e vazhdueshme te shiut qe e kane bymyer murin duke shkaktuar demtimin e llacit lidhes dhe se dyti fakti qe qysh kur eshte bere restaurimi i fundit rreth 35 vjet me pare kjo pjese e keshtjelles nuk eshte hidroizoluar per te ruajtur kompaktesine e murit ne kete pjese qe eshte edhe harku me i madh i objektit me kater arkade te njepasnjeshme. Me tej Drasa ka shtuar se ka nisur puna per largimin e gureve te murit te rrezuar dhe ne nje faze te dyte do te punohet per ringritjen e ketij harku qe objekti te rimarre pamjen e meparshme. Projekti per ringritjen e pjeses se rrezuar do te behet nga vete restauruesit e drejtorise sone dhe kostoja e ketij projekti do te perballohet nga fondet e MTKRS-se per mirembajtjen e monumenteve te kultures ne Gjirokaster nenvizoi drejtori Drasa. Kalaja e Gjirokastres e ndertuar fillimisht ne shekullin XII dhe e rindertuar nga Ali Pashe Tepelena ne periudhen mes viteve 1805-1809 mban statusin monument kulture i kategorise se pare dhe gjendja e saj paraqitet ne pergjithesi e mire. Ndertuar siper nje shkembi ajo ka formen e nje kryqezori te vendosur ne lartesine mbi 400 metra mbi nivelin e detit ne nje pozicion strategjik dhe mbizoterues jo vetem per lagjet e qytetit vendosur perreth keshtjelles por per te gjithe luginen e Drinos. Planimetria e pergjithshme e mureve rrethuese qe shkojne deri ne 40 metra te larte ka forme te crregullt dhe ne distanca te ndryshme mbi keto mure jane ngritur 7 kulla mbrojtese ne forme poligonale dhe trapezoidale.