Teuta, gjoba për lojtarëtHumbja shokuese 4-1 me Shkumbinin në Peqin, ishte e treta në gjashtë ndeshje

Publikoje ne:
Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, do të vendosë gjoba për disa lojtarë të skuadrës së tij pas humbjes shokuese 4-1 me Shkumbinin në Peqin, e treta në gjashtë ndeshje.
Sipas njëshit durrsak, mbrojtja ishte krejt indiferente në sfidën me Shkumbinin.
Teuta ka grumbulluar 9 pikë në gjashtë javët e para, duke u renditur në vendin e pestë, me po aq pikë sa Skënderbeu.
Takimi i radhës për Teutën (java e 7-të) është ai kundër Laçit në “Niko Dovana”.
E Marte, 06 Tetor 2009