E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si lindi Gërdeci dhe të gjitha shkeljet e Fatmir Mediut

Share

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për çështjen e Gërdecit ka irrituar shumëkënd, mbi të gjitha për faktin se aty nuk përfshihej emri i Fatmir Mediut, strumbullarit kryesor që i hapi rrugën fabrikës së vdekjes. Pretenca e prokurorisë për këtë çështje, edhe pse Mediu nuk ishte nën hetim, thekson disa fakte që nxjerrin në pah angazhimin e Mediut që Mihal Delijorgji të nisë punën për demontimin, duke i shkaktuar fillimisht dëme monetare shtetit dhe më pas duke sjellë vdekjen. Më poshtë është një kronologji që bën pretenca se si lindi Gërdeci dhe roli i Fatmir Mediut. Në pretencë thuhet se Mediu nisi të lëvizte me shpejtësi për këtë çështje vetëm pasi në lojë u fut Mihal Delijorgji. Dërgoi fillimisht një vendim të paligjshëm në qeveri, i cili iu rrëzua nga disa ministra. Por sërish vendimi i dytë ishte i parregullt. Por Mediu nuk u ndal dhe Berishën e kishte në krah. Është për tu mbajtur mend shprehja e Mediut gjatë këtyre mbledhjeve se po pengohen investimet e huaja, ndërkohë që po hartonte një projekt për djalin e kryeministrit, i cili që në vitin 2006, kur sapo Berisha kishte nisur rrugën e pushtetit si kryeministër, kishte gjetur një burim pasurimi të shpejtë me armatimet. Pjesa e mëposhtme zbardh sesi sekseri që ngjizi i pari marrëveshjen ishte trafikanti i famshëm i armëve Henry Thomet. Lexoni po ashtu se sa shpejt pas vendimeve dhe urdhrave të Mediut, shteti shembet përpara këmbëve të Delijorgjit, i cili e ka nën thundrën e tij.

Lindja e Gërdecit dhe vendimet e Mediut

Ne daten 27 shkurt 2006, i pandehuri Ylli PINARI, ish-drejtor i Ndermarjes MEICO (Military Export Import Company) te Ministrise se Mbrojtjes (MM), ka rene ne kontakt me shtetasin amerikan Patrick HENRY III, perfaqesues i shoqerise amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC inc). Te dy keta persona nuk patur njohje te meparshme dhe shtetasit Patrick HENRY III, sugjerimin per te takuar te pandehurin Ylli PINARI ia ka dhene shtetasi zvicerian HENRY THOMET. Ky i fundit ka patur njohje dhe marredhenie te meparshme me te pandehurin Ylli PINARI, per shkak te kontratave te lidhura dhe te realizuara midis kompanive ne pronesi te tij dhe ndermarrjes MEICO. Ne kontaktet e realizuara me poste elektronike, telefon dhe takime te drejtperdrejta ne Tirane, ne periudhat 1- 4 mars dhe 29 qershor- 7 1 korrik 2006, Patrick HENRY III i ka shfaqur interes te pandehurit Ylli PINARI per blerjen e municioneve me gezhoje tunxhi, te kalibrit te vogel, qe dispononte ushtria shqiptare dhe qe nuk ishin pjese e armatimit te saj.

Shtetasi amerikan Patrick HENRY III, ishte president i shoqerise amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC inc), me gender ne Loris, South Carolina, USA. Kjo kompani ishte krijuar qe ne vitin 1974, si nje prodhues i armeve te vogla. Gjate viteve 1980 dhe kryesisht mbas vitit 1990, ajo kishte krijuar eksperience ne çmilitarizimin e municioneve te kalibrit te vogel.

Ne memon nr. 1232/523, date 05.07.2006 “Propozim per demontirn industrial municionesh” drejtuar shtetasit Fatmir MEDIU, ish-Minister i Mbrojtjes, i pandehuri Ylli PINARI e ka vene ne dijeni per interesimin e kompanise SAC inc per blerjen e municioneve me gezhoje tunxhi, per cmontimin dhe çmilitarizimin e tyre. Ne kete memo, i pandehuri i sugjeronte Ministrit se, do te ishte me interes te jepeshin per kete projekt fisheket ge jane te vjeter dhe ne pamundesi shitjeje, pa cenuar projektin NAMSA. Nderkohe, ne ate periudhe nga kompani te ndryshme ka patur oferta per blerjen e municionit luftarak te kalibrit te vogel. I pandehuri Ylli PINARI, siguron Ministrin se nga propozimi i SAC inc, krijonte te ardhura per Ministrine e Mbrojtjes dhe hapte vende pune (20-30 vete), edhe pse ende ai nuk e kishte nje studim per kete propozim qe paraqitej nga shtetasi amerikan Patrick HENRY.

Ne fillim te dhjetorit 2006, i pandehuri Ylli PINARI i ka sugjeruar shtetasit amerikan Patrick HENRY III dosmosdoshmerine e kryerjes se procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve ne Shqiperi dhe perfshirjen ne kete proces te te pandehurit Mihal DELIJORGJI. I pandehuri Ylli PINARI e ka orientuar per te realizuar nje takim te drejtperdrejte me shtetasin Fatmir Mediu, ish-Minister i Mbrojtjes, meqenese deri ne ate kohe kerkesat e tij nuk ishin vene ne levizje nga ky i fundit. Ne daten 10.12.2006, i pandehuri Ylli PINARI krijon ne kompjuterin e tij nje “folder” me emrin ALBADEMIL dhe ne te pergatit nje dokument te titulluar “Per Mihalin”, ne permbajtje te te cilit permenden disa vende të mundshme per vendosjen e makinerive te demontimit.

Ne vijim, ne periudhen 18-21 dhjetor 2006, Patrick HENRY III ka ardhur dhe qendruar ne Tirane. Nen ndikimin dhe ndermjetesimin e të pandehurit Ylli PINARI eshte njohur dhe eshte lidhur me te pandehurin Mihal DELIJORGJI, me te cilin ka rene dakord per perqindjet e aksioneve dhe fitimeve ne kete proces, si dhe ka formalizuar krijimin e shoqerise ALBADEMIL sh.p.k, me bashkeortake Mihal DELIJORGJI me 67 % te aksioneve dhe Patrick HENRY III me 33 % te aksioneve.

Ne daten 27,12.2006, Patrick HENRY nepermjet nje faksi ne gjuhen angleze i ka derguar nje kerkese ish-Ministrit te Mbrojtjes Fatmir MEDIUT. Kete kerkese e ka formuluar dhe pergatitur i pandehuri Ylli PINARI ne emer te shtetasit Patrick HENRY III, nderkohe qe ky i fundit ndodhej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Drafti i pergatitur nga i pandehuri Ylli PINARI i eshte derguar shtetasit Patrick HENRY III, i cili pasi e ka firmosur ia ka derguar me faks shtetasit Fatmir MEDIU. Me kete kerkese formale te Patrick HENRY III, shtetasi Fatmir MEDIU ka marre garancine se aktiviteti i shitjes per cmontim dhe cmilitarizim do te kryhej per llogari te te pandehurit shoqeria ALBADEMIL shpk. Me marrjen e kerkeses, shtetasi Fatmir MEDIU, ka shfaqur interesim te madh dhe veprimi i tij ka gene i menjehershem, duke filluar nje proces pergatitje me procedura te pershpejtuara, qe synonte realizimin e projektit -te ofruar nga Patrick HENRY III, si perfaqesues i kompanise amerikane SAC int, por qe ne fakt ky projekt do te realizohej nga shoqeria ALBADEMIL shpk.

Ne daten 28.12.2006, ish-Ministri i Mbrojtjes shtetasi Fatmir MEDIU, e ka vene ne levizje kerkesen/oferten e SAC, drejtuar Shefit te Shtabit te Pergjithshem (SH.SH.P), te pandehurit Luan HOXHA dhe Sekretarit te Pergjithshem (SP), te pandehurit Ardian MULLAHI me shenimin: “SHSHP, Sek.Pergjith. Te konsiderohet dhe mendimi juaj ne nje praktike konform ligjit”.

Ne daten 28.12.2006, Shefi i Shtabit te Pergjithshem, i pandehuri Luan HOXHA, eshte pergjigjur me nje Memo te hartuar nga shtetasi Bardhyl HOXHA me detyre Drejtor i Drejtorise se Logjistikes, ku nder te tjera konstatonte se vendi qe mendohej per kryerjen e ketij veprimi dhe qe ishte fshati Berzhite, nuk ishte i pershtatshem si per depozitim ashtu dhe per demontim municioni dhe se per percaktimin e vendit duhej negociuar midis paleve. Ne te njejtin paragraf thuhej se: ky rajon eshte i palicencuar per depozitim dhe demontimin municionesh, eshte prane rruges nacionale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›