Skrtel mbetet në Liverpool

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Manchester City gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Kampioni i Premierligës thuhej se kishte shprehur interesim për Skrtelin. Mirëpo, ai mohoi mundësinë e largimit të tij nga Anfield duke insistuar se nuk ka marrë asnjë ofertë për shërbimet e tij.
“Nuk më është bërë asnjë ofertë nga City apo dikush tjetër. Dua të mbetem në Liverpool, jam i lumtur këtu”, deklaroi Skrtel për Sky Sports News.