Skuadrat shqiptare, përsëri në vazot e "të dobëtave"
Klubet shqiptare që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Evropës, do ta kenë përballë kundërshtarë shumë të vështirë, pasi koeficienti i skuadrave shqiptare i rendit ato përsëri mes skuadrave të dobëta. Ekipi që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, si dhe dy skuadrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kupën UEFA, do të jenë në vazon e skuadrave të dobëta, duke pasur përballë përsëri si kundërshtare disa prej klubeve më të forta në turin e parë të këtyre kompeticioneve.
Dinamo ose Partizani, dy skuadrat që luftojnë për titull në këtë edicion, pritet të mos kenë "jetëgjatësi" në Ligën e Kampioneve, pasi kampionia e Shqipërisë do të ketë përballë skuadra shumë të rrezikshme që në turin e parë paraeliminator. Ndër 14 kundërshtarët e mundshëm të ekipit shqiptar, deri tani janë përcaktuar vetëm 8 prej tyre, të cilat kanë fituar titullin kampion apo vendin e dytë në kampionatet respektive. Emri më i frikshëm është pa dyshim ai i Dinamos së Zagrebit, klubit në të cilin militojnë shumë prej futbollistëve të kombëtares kroate. IFK Goteborg i Suedisë dhe Tampere Junajtid e Finlandës janë dy skuadra të tjera që kanë pasur një paraqitje konstante gjatë viteve të fundit, duke arritur rezultate mjaft pozitive. Edhe Anorthosis Famagusta e Qipros, në të cilën aktivizohet portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, mund të jetë një prej kundërshtarëve të kampiones së Shqipërisë. Emra të tjerë të konfirmuar në vazon e kundërshtarëve të ekipit shqiptar janë Ventspils e Letonisë, FBK Kaunas e Lituanisë, Drogeda Junajtid e Irlandës dhe Valur Reikjavik e Islandës. Ndërkohë, mbeten për t‘u përcaktuar edhe emrat e skuadrave që do të shpallen kampione në Sllovaki, Slloveni, Bosnjë, Moldavi, Maqedoni dhe Gjeorgji.
Për sa i përket Kupës UEFA, skuadra e vendit të dytë në renditje dhe fituesja e Kupës, do të bëjnë pjesë në turin e parë paraeliminator, në grupin e "Jugut të Mesdheut". Ata do të kenë përballë skuadra nga Kroacia, Serbia, Izraeli, Bullgaria, Sllovenia, Qipro dhe Bosnja.