Skulpturat hiperrealiste
Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 12:00
Rrallë ndonjë ngjarje në Kunsthalle Tübingen shkakton vëmendje të madhe dhe të pandërprerë si ekspozita "Re Figured", që u hap qysh në muajin maj.
Madje, edhe vetë pllakati i ekspozitës duket se u pengoi aq shumë disa zyrtarëve të Stuttgartit saqë e ndaluan për ditë të tëra.
Veprat e skulptorit kanadez të lindur në Afrikën Jugore, Evan Penny, njeriun e lënë pa fjalë. Ai, në skulpturat gjigante reprodukon trupin e njeriut, me një saktësi marramendëse.
Mirëpo, këto skulptura, megjithatë, duken sikur të kishin ardhur nga ndonjë planet tjetër.