Slavomir Mrozhek, një "Tango" në Durrës
"Mozaik 2008", një varg aktivitetesh kulturore, edukative dhe muzikore, nis sot në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kuadrin e edicionit të dytë të "Javës së Kulturës Austriake", që do të zhvillohet nga data 29 shtator deri më 6 tetor, emra të mirënjohur të muzikës kanë mbërritur në vend dhe do të zhvillojnë trajnime të ndryshme për studentët e Akademisë së Arteve, të diplomuarit dhe liceistët e Durrësit dhe Tiranës, duke mundësuar forcimin e kapaciteteve kulturore në fushën e muzikës. Interesimi për to ka qenë i madh, edhe falë një pune paraprake që ka nisur muaj më parë. Rreth 150 studentë dhe liceistë janë regjistruar për të ndjekur kurset e artit muzikor. Shkëmbimi kulturor dhe marrja e më së mirës nga profesorë të muzikës në Austri, në favor të studentëve tanë, është një nga synimet e "Mozaikut", i cili këtë vit vjen edhe më shumë i larmishëm në ngjarjet kulturore që ofron. "Në të, këtë vit, përfshihen pothuajse të gjitha gjinitë e artit. Mozaiku vjen për të bërë diçka ndryshe", - thotë për "Shqip" regjisorja Driada Dervishi, një nga organizatoret e aktivitetit. Ajo është në përfundim e sipër të provave të shfaqjes premierë "Tango", e cila do të shfaqet gjatë kësaj jave kulturore për artdashësit. Përgjatë javës do të zhvillohen katër koncerte, njëri prej tyre, me qëllim bamirësie. Si dhe një vit më parë, veprimtaria "Mozaik 2008" do të ulë siparin e saj me një koncert të përbashkët të studentëve shqiptarë, të cilët do të ndjekin kurset muzikore dhe pedagogëve të tyre austriakë. Organizatoret e aktivitetit janë pianistja Emi Aliçka dhe regjisorja Driada Dervishi, që për herë të dytë sjellin artin dhe kulturën austriake në Durrës, duke synuar kthimin e "Mozaikut" në një traditë të përvitshme. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë, qyteti bregdetar është kthyer në vendlindjen e aktiviteteve të rëndësishme artistiko-kulturore, të shtrira në hapësirat përtej kufijve të vendit tonë dhe trojeve shqiptare në rajon. Këto aktivitete, duke nisur nga "Poeteka", Festivali i sapombyllur i Poezisë, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, i "Dance Meeting", Festivali veror i Filmit etj. Pa u ndalur në interesat e organizatorëve, qw kanë treguar se në Durrës nuk mungojnë kapacitetet për të realizuar dhe administruar aktivitete të këtyre përmasave, ndërkohë që qyteti vetëm gjatë verës dhe muajve të parë të vjeshtës ka pritur disa mijëra të huaj pjesëmarrës në aktivitetet e organizuara.
"Tango" në premierë
"Tango" është një nga veprat e dramaturgut polak Slavomir Mrozek dhe një nga sfidat e radhës të teatrit profesionist të Durrësit. Është një tragjikomedi që do të shfaqet në skenën e "Aleksandër Moisiut" më 1 tetor nga regjisorja Driada Dervishi. Aktorët janë në provat e fundit dhe ndjehen të sigurt për atë që do të përcjellin te publiku. Shfaqja ka batuta, humor, grotesk dhe nota absurdi. Pavarësisht vitit në të cilin Mrozek e ka shkruar, "Tango", ashtu si dhe shumë vepra të tjera të tij, tingëllojnë aktuale për realitetin shqiptar. Në qendër të saj është familja e Arturit, e përfshirë nga një rebelim bohemian në të cilin standardet dhe morali thuajse nuk ekzistojnë. Ajo jeton në kaos dhe përballë saj vihet Arturi, një i ri, që përfaqëson idealizmin, që duket qesharak në një shoqëri që ka bjerrë virtytet, vlerat e veta në emër të lirisë për të shijuar të ndaluarën, përtacinë dhe çdo mundësi tjetër që kufijtë e dikurshëm nuk e lejonin. Arturi, personazhi kryesor i interpretuar nga aktori Nik Xhelilaj, vjen si një Hamlet modern që e gjen mbretërinë e tij në kaos. Në familjen e tij, asgjë nuk duket revolucionare me përjashtim të rregullit. Ai nuk ekziston dhe ndërhyrjet e Arturit nuk ndryshojnë gjë. Madje indinjata e tij tingëllon absurde në realitetin e familjes së tij. Familja shndërrohet në një metaforë për situatën në të cilën kalon vendi. Harrimi me dëshirë i rregullave të brezit të kaluar, papërgjegjshmëria duket se triumfojnë në fund të shfaqjes. Shfaqja mbyllet me një tango që përcjell mesazhin e mbytjes së idealizmit në një kohë që i ka dhënë jetë një lirie të pafre. Ajo mbaron me fjalët e Edit, njeriut-shërbyes që ka zënë vendin e të atit tek e ëma: "Artur, djali im, më duket se askush nuk ka nevojë më për ty". "Tango" e Mrozhek duket se evokon situatën e shumë artistëve dhe shkrimtarëve në vendet e Evropës Lindore. Në rolet e tjera luajnë aktorët e teatrit durrsak Hysen Bashhysa, Xhelal Tafaj, Sanije Hoti etj., si dhe Artistja e Merituar Aishe Stari në rolin e gjyshes që pi marijuanë dhe luan bixhoz.