Sllaveski: Inflacioni në vend, nën kontroll
Inflacioni në vend është stabil dhe nën kontroll dhe deri në fund të vitit nuk pritet që shkalla mujore të jetë më e lartë se 0,3 për qind, deklaroi sot ministri i Financave, Trajko Sllaveski.
"Ky është muaji i pestë në të cilin zhvendosja e inflacionit është rreth zeros. Inflacioni është stabil dhe është nën kontroll", tha ministri Sllaveski në takimin me gazetarët.
Ai tha se të dhënat e Entit shtetëror të statistikës për lëvizjen e çmimeve me pakicë dhe shpenzimet e jetesës janë shumë inkurajuese.
Që nga fillimi i vitit në janar ka rritje në raport me dhjetorin prej 1,6 për qind, ndërsa nga shkurti deri në qershor rreth zeros, respektivisht, 0,8 për qind në shkurt dhe në mars, 0,4 në prill , 0,2 në maj dhe 0,3 në qershor, ndërsa në korrik dhe në gusht ka rënie dhe atë prej 0,9 dhe 0,2 për qind. (INA)