E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizitë e gabuar, në kohën e gabuar, për një motiv të gabuar

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet për një vizite në Tirane. Një nga arsyet kryesore të kesaj vizite është që të marre pjese në festimin e 80-vjetorit të Mbretërisë së vetëshpallur nga Ahmet Zogu. Mirësevjen, z.Haradinaj! Shqipëria është Atdheu i të gjithë shqiptareve pa dallim feje, krahine, idéje, përkatësie politike apo ideologjike! Mirësevjen, ti bir i Kosovës dhe luftëtar i lirisë, prej një nga familjet që i dha shumë asaj.

E vetmja vërejtje është motivi dhe koha e kësaj vizite… Pse? Sipas meje, arsyeja e kësaj vërejtjeje që po bëj gjendet në historinë e Shqipërisë. Ish-Mbreti Shqiptar, për fat të keq, ka ardhur në fuqi edhe me ndihmën dhe mercenaret e Pashiçit e Çubriloviqit, dy armiq të Kosovës. Gjithashtu, z.Ahmet Zogu tradhtoi popullin dhe kombin e vet në një nga çastet me të vështira të tij.

Në shumë vende fqinje me ne, mbretërit, për këto arsye që rendita më lart, nuk lejohen as të futen në territoret përkatëse, dhe nuk kanë të drejta prone etj. Ne, sigurisht, ia dhamë ish-Mbretit të drejtën të vijë në Shqipëri, por sinqerisht, më duket e tepërt që ai të nderohet edhe nga personalitete si z.Haradinaj.

Si e tillë, do ta quaja shkurt: vizitë e gabuar, në kohën e gabuar, për një motiv të gabuar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›