E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha cilësohet Artiste e Merituar

Prishtinë, 30 gusht, NOA Këngëtarja e njohur kosovare Nexhmije Pagarusha, është nderuar me çmimin e lartë Artiste e Merituar.

Ka qenë vetë presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu, i cili i ka dorëzuar këngëtares së madhe titullin e nderit, me të cilin e kishte dekoruar kohë më parë.

Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia mësyn ti interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë që kjo i ka dhënë këngës, theksoi presidenti Sejdiu në ceremoninë e rastit.

Sipas tij, gjithë kënga e Pagarushës është një visar dhe krenari për kosovarët.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›