E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët: Qeveria na mashtroi, sapo ikëm nga Totozani

TIRANE - Nuk është e vështirë për të gjetur shtëpinë ku strehohen. Mjafton të pyesim personin e parë në rrugë dhe menjëherë na adresojnë.
Tetë familjet rome që para pak kohësh u strehuan nga Avokati i Popullit, tanimë ndodhen në ambientet e qendrës komunitare "Romani Baxt" Albania. Na duhet të përshkojmë një oborr të gjatë për të mbërritur në dhomën ku ata qëndrojnë. Dera është e hapur, ndërkohë që sapo hyn, një erë e rëndë të tërheq vëmendjen.

Disa dyshekë sfungjeri përtokë, pak më tutje një tavolinë me disa enë gatimi, rroba të hedhura sa andej-këtej e diku më tej dera e tualetit. Në një prej dyshekëve që janë në tokë, një nënë që ushqen fëmijën me gji, nga ana tjetër një vajzë dhe një djalë të përqafuar me njëri-tjetrin. Është edhe një divan ngjyrë vishnje, që duket sikur privilegjon ata që janë të ulur në të.

Kjo është pak a shumë dhoma e vetme në të cilën hanë, gatuajnë, flenë dhe kryejnë nevojat e tyre të përditshme 52 pjesëtarët e 8 tetë familjeve rome.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›