Sllovakia, ndër të paktat vende me stabilitet financiar
Falë politikave fiskale të kujdesshme, ekonomia sllovake gëzon shëndet relativisht të mirë. Dhe fqinjët e zhytur në telashe mund t‘i shtyjnë investitorët drejt këtij vendi
Jan Rollo, shefi ekzekutiv i "Slovenska Sporitelna", banka më e madhe në Sllovaki, është para një problemi i cili nuk haset shpejt në këto kohë. Ndërsa bankat në mbarë botën bëjnë të pamundurën për të grumbulluar kapitale, "Slovenska Sporitelna", njësi e "Erste Group" me qendër në Vjenë, ka më shumë para nëpër depozita e të dhëna hua. "Depozitat i kemi më të mëdha nga ç‘duhet", thotë Rollo duke buzëqeshur në zyrën e tij, në katin e tetë të një ndërtese në periferi të Bratislavës.
Në fakt, Sllovakia mund të konsiderohet një ishull i qetë në një rajon të trazuar. Rritja ekonomike ka rënë ndjeshëm, bashkë me gjithë pjesën tjetër të Evropës, por vendi, ashtu si pak a shumë edhe fqinjët, Polonia e Republika Çeke, gjendet në formë relativisht të mirë nga këndvështrimi financiar.
Për shembull, bilanci i qeverisë sllovake është i shëndetshëm. Deficiti i buxhetit publik përbën 28 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, më pak se gjysma e këtij zëri për Gjermaninë, dhe e pallogaritshme po të kemi parasysh atë të Italisë, ku borxhi kombëtar është më i madh se prodhimi i një viti të tërë. Në të kundërt të rumunëve dhe hungarezëve, nuk morën në masë të madhe hua apo kredi në franga zvicerane apo në valuta të tjera të huaja, shlyerja e të cilave bëhet shumë e dhimbshme në çastin kur monedhat vendase bien kokëposhtë.
Kujdesi në politikat fiskale i dha Sllovakisë mundësinë t‘i bashkohej monedhës së përbashkët evropiane më 1 janar të këtij viti, një prej vetëm dy vendeve të Evropës Qendrore që iu dha ky shans. "Ka shumë pak gjasa që sistemi bankar të përfshihet nga kriza", thotë Fransua Lekavelier, drejtor rajonal në Bratislavë i "Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim", e cila merret kryesisht me ndërtimin e autostradave dhe projekteve të tjera madhore në vend.
Frika nga kriza në Letoni
Por gjithsesi, vërehet edhe një problem. Nuk mund të thuhet me siguri nëse investitorët e shohin kujdesin fiskal të vendit në të njëjtin këndvështrim. Vetë sllovakët tremben se investitorët e huaj do ta shohin vendin nën të njëjtën lupë që përdorin për fqinjët e tjerë të përpirë nga vështirësitë ekonomike e financiare. Fqinji me më shumë probleme është Letonia, e cila po bën të pamundur të stabilizojë monedhën e saj, ndërsa ekonomia është në gjendje mjaft të rëndë. GDP-ja e Letonisë do të bjerë me 18 për qind gjatë këtij viti, sipas vlerësime të bëra nga qeveria dhe po rritet frika se paaftësia e këtij shteti baltik për të paguar borxhet do shkaktojë një krizë rajonale. "Një krizë e mundshme në Letoni mund të shërbente si shkëndijë për të zgjuar nga gjumi investitorët, të cilët do nisnin të shihnin me frikë edhe vendet përreth", shkruhej në një raport për klientët të përpiluar nga kompania e konsulencës ekonomike "RGE Monitor" me qendër në Nju Jork.
Do të qe e padrejtë që problemet në vendet baltike t‘i shtynin investitorët të vendosnin t‘u rrinin larg edhe shteteve të shëndetshme të Evropës Qendrore, siç janë Sllovakia, Republika Çeke dhe Polonia. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka për të ndodhur. "Nëse gjithë bota është e përfshirë nga problemet, edhe ne nuk mund të mbetemi mënjanë", thotë Rollo. Gjithsesi, shton se Sllovakia është e përgatitur edhe për një mundësi të tillë, falë taksës së sheshtë korporative dhe për të ardhurat personale, 19 për qind, si dhe reformave të tjera të buta që janë marrë prej kohësh në biznes.
Ndërkaq, ekonomia sllovake e ka vuajtur krizën globale veçanërisht në tregun e autoveturave. Vendi është prodhuesi më i madh i makinave per capita në nivel global. Operojnë një seri fabrikash të mëdha që punojnë për llogari të "Volkswagen", "Kia Motors" dhe "PSA Peugeot Citrown". Ndërsa këto kompani mpakën prodhimin, ekonomia u tkurr me mesataren vjetore prej 5.4 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërsa qe rritur me 2.5 për qind gjatë tremujorit të mëparshëm.
Një sektor bankar i pavarur
Për disa vëzhgues të huaj, rreziku më i madh që i paraqitet sistemit bankar të Sllovakisë, është se institucionet lokale mund të përfshihen nga problemet që jetojnë prindërit e tyre jashtë kufijve. Rreth 90 për qind e sistemit bankar sllovak zotërohet nga institucione të huaja, ku, mes të tjerash, përfshihen edhe "Raiffeisen International", me bazë në Vjenë dhe italiania "UniCredit". Banka Qendrore Sllovake ka rritur mbikëqyrjen ndaj kapitalëve të degëve lokale në mënyrë që të parandalojë thithjen e fondeve nga ana e bankave mëma, të cilat gjenden në vështirësi për shkak të krizës dhe do të qenë të gatshme të zbraznin arkat e degëve lokale për nevojat urgjente.
Gjithsesi, ai rrezik do të zbutet bashkë me stabilizimin e sistemit bankar global. Rollo dhe shumë biznesmenë nga Sllovakia mendojnë se vendi do të rimëkëmbet nga kriza shumë më shpejt se fqinjët me probleme, pasi themelet e ekonomisë mbetën të shëndetshme gjatë gjithë kësaj kohe të trazuar.
Dhe fundi i krizës mund të shënohet edhe nga diçka tjetër: ndërsa investimet e huaja janë para rrezikut se mund të dobësohen, qeveria aktuale e krahut të majtë do të përballet me presione të forta për të ndërmarrë reforma veçanërisht në sistemin universitar. Kjo, pasi biznesi vendas është i mendimit se të rinjtë nuk dalin me nivelet e duhura të përgatitjes nga bankat e tyre.
Nga ana tjetër, shefi ekzekutiv, Rollo, i lindur në Çeki, vëren se hyrja në zonën euro po i detyron kompanitë lokale të jenë më konkurruese në treg. Me rënien e valutave vendase në shtete fqinje, Sllovakia është bërë më e shtrenjtë se Hungaria dhe Republika Çeke për investitorët e huaj. Por kjo mund të jetë e shëndetshme po ta vlerësojmë për afate të gjata kohore. "Euro i ka nxitur prodhuesit lokalë të jenë më kompetitivë", thotë Rollo.