Slloveni: Kontributet ose burgu

Lubjanë, 12 gusht – Në Slloveni nuk do të tolerohen më punëdhënësit, të cilët nuk paguajnë për punëtorët e tyre kontributet pensionale dhe sigurimin shëndetësor.
Gjatë viti të kaluar dhe këtij viti, kundër këtyre punëdhënësve janë ngritur afër 400 padi, pasi që mospagesa e kontributeve sipas ligjeve në fuqi paraqet vepër penale.
Ministri slloven i Drejtësisë, Ales Zalar, deklaroi për mediet sllovene, se “punëdhënësit që nuk paguajnë kontributet për të punësuarit marrin rrezikojnë shumë dhe mund të përfundojnë në burg” dhe shtoi se gjykatat do t’i japin prioritetet rasteve të tilla, transmetojnë mediet serbe.
Punëtorët e disa kompanive që kanë falimentuar, disa prej të cilave ishin në pronësi të shtetit, kanë protestuar gjatë këtij viti e vitit të kaluar para ndërtesës së qeverisë në Lubjanë, pasi që pas falimentimit kishin zbuluar se me vite nuk iu ishin paguar kontributet për pensione, kanë kujtuar agjencitë.